Veton Surroi: Dell bëri president
Pacollin e më pas Jahjagën

Veton Surroi: Dell bëri president <br />Pacollin e më pas Jahjagën
Mes publicistit Veton Surroi dhe ambasadorit amerikan në Prishtinë ka plasur debati, ku intervistës së Dell, Surroi i përgjigjet ashpër.

"Në Prishtinë ka diplomatë të BE që ankohen se ndikimi destruktiv i Dellit shkon deri aty sa e cakton edhe orarin se kur mund të shkojnë në WC liderët lokalë. Kur Kuvendi i Kosovës në shkurt 2011 në një atmosferë të kërcënimeve dhe shantazhit e zgjodhi në mënyrë antikushtetuese një matrapaz në postin e presidentit të Kosovës, rolin kyç-krahas kaubojit Sami Lushtaku e kidnapuesit të shtetit të quajtur Hashim Thaçi-e luajti ambasadori Dell.

Mesazhet telefonike, që citojnë Dellin paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor të presidentit e do të mbesin në analet e historisë si moment i ndotjes së procedurave demokratike. Kur mediet i publikuan fotot me SMS, Dell inatçiu u përpoq t'u mbante ligjëratë gazetarëve për rregulla profesionale", thotë Surroi.

"Kur Kushtetuesja e quajti zgjedhjen e matrapazit, që kishte thënë "Srbija [je] još majka Kosova, nažalost, zla majka", si antikushtetuese Dell e nxori nga zarfi një emër: një police ordinere, me dije politike nën mesataren e shumë qytetarëve të zakonshëm të Kosovës, do të bëhej presidente.

Atifete (kush?) Jahjaga! Marrëveshja politike, e arritur nën kërcënimet e Dellit, caktonte afatet kohore për zgjedhje të drejtpërdrejta presidenciale dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare, përfshirë dhe ndryshimet përkatëse në legjislacion.

Nënshkrues të marrëveshjes ishin kryeministri, kanakari i tij dikur ish-komisar politik i Kremlinit, si dhe lideri i ngathët i opozitës", shkruan në letrën e tij Surroi.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt