Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas heqjes së titulli "Qytetar Nderi" për Veton Surroi nga Këshilli i Qarkut të Kukësi duke e cilësuar si një lajthitje kolektive dhe se parlamenti duhet të ndërhyjnë njëherë e mirë lidhur me çështjen e titujve dhe medaljeve. Rama nuk ka nguruar të prek edhe çështjen e medaljeve të dhëna nga presidenti Ilir Meta për heronjtë e luftrave të shkuara që sipas tij janë gjëra absurde që ndodhi vetëm në Shqipëri, ku titujt jepen dhe hiqen sipas dëshirës së një personi.
"Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit "Qytetar Nderi" Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve. Ky vend s'mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s'ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s'ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd", shkruan Rama
Lajmi kryesor:
Kritikoi UÇK-në, Këshilli i Qarkut të Kukësit i heq titullin 'Qytetar Nderi' Veton Surroit! Rama: Lajthitje kolektive! Tërhiqet Gjici: Kërkojmë ndjesë, se menduam gjatë
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
43.9%
-
Jo
52.2%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7933
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Sa më i madh halli, aq më e rëndë gjuha linçuese
4 Janar, 21:24
-
Nuk deklaroi 13 mijë euro në pikën kufitare të Morinës, nis hetimi për 41-vjeçarin nga Kosova
4 Janar, 10:56
-
La Repubblica: Pse mbyllja e TikTok në Shqipëri është ndryshe nga vendet e tjera
4 Janar, 10:15
-
Ish-pjesëtari i UÇK-së mbërrin në Kosovë pasi u lirua nga burgu në Serbi
3 Janar, 19:56
-
Lëpusha mbulohet nga dëbora, tërheq vizitorë të shumtë (FOTO)
3 Janar, 18:15
-
Basha akuza kryeministrit: Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës, kurse gjysma e shqiptarëve në varfëri! SPAK të nisë hetimet
3 Janar, 14:30
-
‘Shqipëri e Kosovë, jemi një!’ Krushqit hyjnë në Morinë për të marrë nusen me flamurin kuqezi
3 Janar, 14:09
-
‘Shqipëria në BE në 2030!’ premton Rama dhe mbyll TikTok! Intervista për Corriere della Sera: Në maj mirëpres me përulësi votën e qytetarëve
3 Janar, 10:51
-
Ngjarjet kulturore/ 2300 evente gjatë vitit 2024! Sitet e trashëgimisë pritën 1.3 mln vizitorë
3 Janar, 09:46
-
Fëmijët e parë të lindur për 2025-ën marrin bonusin e bebes! 2.2 mld lekë të akorduara në buxhetin e këtij viti për të vijuar mbështetjen e fëmijëve
1 Janar, 16:45
-
Qeveria premton ulje të çmimit të energjisë brenda 2025-ës
1 Janar, 16:14
-
Liberalizimi, nga sot 2600 biznese në tregun e lirë të energjisë
1 Janar, 11:48