Sebastian Vettel është shpallur kampion bote për herë të tretë në Formula 1.
Piloti i skuderisë Red Bull ka rivalizuar denjësisht deri në garën e fundit përballë pilotit të Ferrarit, Fernando Alonso duke fituar me meritë titullin.
Tripleta e gjermanit ka ardhur pas një edicioni me luhatje, një gjë e tillë u duk qartë edhe në garën e fundit të zhvilluar në Brazil.
Alonso duhet të përfundonte garën pesë pozicione përpara gjermanit të Red Bull për të fituar titullin kampion, por në fund ka arritur që të shkëputet vetëm katër pozicione duke u dorëzuar.
Spanjolli e përfundoi garën në vendin e dytë, pas pilotit të skuderisë Mclaren, Jenson Batton , i cili fitoi garën.
Ndërsa Vettel duke mos dashur të rrezikoj titullin nuk u tregua shumë i guximshëm duke pranuar të qëndrojë larg dueleve që mund ta nxirrnin jashtë garës.
Alonso ishte më i guxhimshëm duke rrezikuar disa herë në duelet direkte për vendin e parë, por në fund u dorëzua përballë Battonit që e kaloi i pari finishin.
dylber balla/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com