Pronari i skuderisë Red Bull në Formulën 1, Dietrich Mateschitz konfirmon Sebastian Vetel në skuadrën e tij deri në vitin 2014.

Vettel akoma nuk ka firmosur me ekipin e Red Bull, por Mateschitz gjatë një intervistë nxiton të hedhë poshtë zërat për një largim të tij drejt Ferrarit duke deklaruar se kampioni gjerman do të qëndrojë edhe për dy edicione me skuderinë austriake.

Mateschitz shprehet se “Red Bullin duan që ta ulin nga maja e podiumit, por nuk do t’ja arrijë lehtë, pasi edhe këtë edicion ne do të kemi pilotin dhe makinën më të mirë” shprehet Mateschitz. Në të ardhmen në rast largimit të Vettel, Mateschitz nuk e hedh poshtë afrimin e Alonsos.


Dylber Balla