Vettingu,​Rama:Opozita fshihet në
Çadër! Qytetari:Faji yt i lëshuat pe

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar opozitën që vijon protestën në Çadër.

Me dy fjali në rrjetin social, Facebook, kryeministri shprehet se sjellja e opozitës ndaj ndërkombëtarëve është e vajtueshme, ndërsa thekson se e djathta vijon të kyçet në çadër me qëllim që t’i shpëtojë Vettingut.

E vajtueshme sjellja e PD me partnerët ndërkombëtarë. E dëshpëruar kyçja në Çadrën e Kampingut për t'i ikur Fshesës së Vetingut.Të pashpresë!

Por duket se zhvillimet e djeshme ku dështoi ngritja e komisioneve për Vettingun dhe fakti që maxhoranca i la 7 ditë kohë opozitës nuk ka kaluar pa vëmendjen e qytetarëve. Sipas njërit, maxhoranca i ka lëshuar pe më shumë seç duhet opozitës
status i rames


Qytetari: Zoti kryeminister coje ne referendum vetingun nje pjese e politikes e kriminalizuar nuk mund te mbajne peng kete vend ku eshte ambasadori amerikan dhe vendet perendimore duam referendum

Edi Rama: S'ka lidhje me referendumin, ligji ka kaluar dhe duhet qe shumica dhe opozita ne parlament te zgjedhin anetaret e komisioneve qe do bejne Vetingun. Imagjinoni qe ata kane te drejte te zgjedhin 50% te anetareve dhe kaq te tmerruar jane sa ikin fshihen ne çader!

Qytetari: Fajin e keni vet zoti kryeminister qe leshuat pe kundrejt opozites ndaj donin barazi ne komisione ad hoc qe te bllokonin vettingun. Tani le ti perkulemi para padrejtesive qe serish po i behet popullit.shpresen me te madhe e kemi tek vettingu dhe drejtesi

Edi Rama: Nuk ka lidhje kjo Eduart, kushtetuta nuk behet per sot po per shume vite

rama
(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)