Vetting-u, dalin emrat/ Trupa gjykuese që do shqyrtojë kreun e Gjykatës Kushtetuese në KPA

 Vetting-u, dalin emrat/ Trupa gjykuese që do shqyrtojë kreun e Gjykatës Kushtetuese në KPA

Bashkim Dedja, kreu i Gjykatës Kushtetuese

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka publikuar emrat e trupës gjykuese që pritet të shqyrtojë çështjen në ngarkim të kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Hajdari, Luan Daci, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, do të shqyrtojnë kërkesën e Komisionerit Publik që ankimoi më 26 korrik vendimin e KPK-së. Komisioneri Publik, Darjel Sina, ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pas kërkesës që bëri ONM. Sipas Komisionerit Publik, kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja nuk ka nivel besueshmërie për të qendruar në detyrë. Ankesa e komisionerit publik, lidhet me mospërputhjet në pasurinë e Dedës. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmoi në detyrë, Bashkim Dedën më 13 qershor. Në përfundim të procesit, Dedja tha se procesi ishte ‘si të kalosh varrin për së gjalli’.

Më 20 korrik, ONM rekomandoi pranë Komisionerit Publik, ankimimin e këtij vendimit. Dosja e Dedës përçau trupën gjykuese të KPK-së. Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine, shqyrtuan dosjen e Dedës dhe udhëhoqën hetimin e ndarë në 3 shtylla. Relatorja Xhensila Pine, tha se Bashkim Dedja duhet të shkarkohej nga detyra, pasi pasuria e tij ishte e dyshimtë. Bëhet fjalë për 3 apartamente me burime të dyshimte pasurore, për të cilat Dedja nuk kishte arritur ta bindte relatoren Xhensila Pine.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 04/09/2018 15:53

    Bashkim Dedja eshte cironke para Balenes Zhezair Zaganjori ndaj ky duhet te largohet urgjent nga sistemi drejtesise dhe ti vihen prangat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur