KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri publik ankimon vendimin për gjyqtarin Bashkim Dedja

TIRANE-  Komisioneri Publik pas kërkesës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ankimon vendimin e KPK i cili konfirmoi në detyrë kreun e gjykatës kushtetuese Bashkim Dedja. 
Sipas Komisionerit Publik, Bashkim Dedja nuk arrin nivel besueshmërie në vlerësimin e pasurisë, prandaj e ka çuar çështjen në Komisionin e Pavarur të Apelimit. 

Sipas komisionerit publik, Darjel Sina objekti këtij ankimimi lidhet me mospërputhjet në deklarimet e pasurisë së zotit Dedja , të cilat të çojnë në konkluzionin e deklarimit të pasaktë. Nga të dhënat e disponuara thotë komisioneri Sina, konstatojmë se subjekti i rivlerësimit, nuk ka patur të ardhura të ligjshme të mjaftueshme që të paguante këstin e parë të apartamentit, në shumën 588.000 lekë.

Komisioneri publik vlerëson po ashtu se subjekti është në pamjaftueshmëri financiare për blerjen e kësaj pasurie, si rrjedhojë ka kryer deklarim të pasaktë për pasurinë si dhe për detyrimet financiare në deklaratën e pasurisë së vitit 2003.

Për sa i përket një tjetër pasurie të zotit Bashkim Dedja, komisioneri mbërrin në përfundimin se “ se subjekti nuk paraqiti dokumentacion që të mund të vërtetoj mundësinë e aftësisë paguese të personave të tjerë të lidhur, si dhe paraqiti rrethana dhe fakte kontradiktore dhe të pa sakta”. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, provat që dëshmojnë pamundësinë financiare të blinte këtë pasuri të deklaruar. Komisioneri publik shpreh kritika për relatorin e çështjes në KPK dhe thotë: “Nga përmbajtja e vendimit ashtu dhe nga dokumentacioni i paraqitur në dosje të Komisionit, nuk rezulton të kemi një relacion të detajuar, hartuar nga relatori i çështjes ashtu siç e parashikon neni 44 i ligjit 84/2016”.

Do të jetë Kolegji i Posaçëm i Apelit që do të vendosë për fatin e mëtejshëm apo jo në detyrë të zotit Bashkim Dedja.

Vendimi i KPK-së për Bashkim Deden

Vendimi për Bashkim Deden u dha në 13 qershor, dhe pas përfundimit të procesit, Bashkim Dedja u shpreh se procesi ishte ‘si të kalosh varrin për së gjalli’,

ONM u paraqiti më 20 korrik, Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për Bashkim Deden.

Dosja e Bashkim Dedes përçau dhe trupën gjykuese të KPK-së, e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine. Në favor të Bashkim Dedes votuan Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia, ndërsa relatorja, Xhensila Pine doli kundër duke arsyetuar se Bashkim Dedja duhet të shkarkohej nga detyra.

Dyshimet për pasurinë e dyshimtë të gjyqtarit Bashkim Dedja

Pasuria e Bashkim Dedes sipas Xhensila Pines ishte e dyshimtë. Në seancën e parë, KPK tha në 8 qershor se kreu i Kushtetueses ishte me probleme në justifikimin e pasurisë së tij, megjithëse DSIK dhe KLD deklaruan se ai plotësonte kriteret e pastërtisë së figurës dhe aftësimit profesional.KPK hetoi pasurinë e tij dhe deklaroi se 3 apartamente të cilat përdor Bashkim Dedja ishin me burime të dyshimta e të pajustifikuara. Prona e parë e dyshimtë ishte një apartament në Tiranë me sipërfaqe 146 metër katror dhe një garazh 15 metra katrorë, me vlerë 180 mijë euro.  Në vitin 2003 Dedaj kishte deklaruar blerjen e një tjetër banese në Tiranë, ku zotëronte gjysmën e saj, ndërsa më pas kishte deklaruar se është pronar i saj 100%, pa treguar burimin e të ardhurave.

Ndërkohë, dyshime për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ngjalli dhe një banesë në Golem, ku Dedja kishte deklaruar se e kishte në përdorim, por ishte pronë e vëllait tjetër që jetonte në Dibër. KPK verifikoi dhe deklaroi se kontrata e energjisë elektrike është paguar vetëm nga Bashkim Dedja nga dita e parë e deri më sot, duke ngjallur dyshime se kjo pronë mund të jetë e vetë gjykatësit, dhe jo e vëllait të tij që jeton në Dibër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 26/07/2018 20:53

    KY KODOSHI ESHTE NJE MI ARASH NJE HAJDUTESH I THEKUR USHTAR I SALI MUTIT KY BURGUN E KA PAK

    Përgjigju
  • Fredi: 26/07/2018 18:56

    Po Dovranin qe " kishte " harruar pa deklaruar 100 milion do e ankimoje komisioneri?

    Përgjigju
  • Albi: 26/07/2018 17:19

    Bravo ky eshte nje kryehajdut duhet kalbur ne burg.

    Përgjigju
  • populli: 26/07/2018 17:04

    Bashkim Dedja para Zaganjorit eshte eshte si nata me diten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës