Kaloi Vettingun, kreu i Kushtetueses flet për herë të parë për mediat: Sikur të kalosh 'varrin së gjati'
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja tha për mediat se të kalojë në filtrat e Vettingut ishte njësoj si të kaloje "varrin për së gjati".
Kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja ka folur për herë të parë për mediat, pasi kaloi me sukses procesin e Vettingut dhe u rikonfirmua në detyrë. Duke rrëfyer përjetimet e kaluara gjatë kohës kur trupa e KPK po shqyrtonte dosjen e tij, Dedja tha se t'i nënshtroheshe filtrave të Vettingut ishte njësoj si të kaloje "varrin për së gjati".
Ai tha se vendimin e KPK-së për rikonfirmimin e tij në detyrë e ka pritur në shtëpi me familjarët, ndërsa pas vlerësimit pozitiv, ka udhëtuar në drejtim të zyrës.
S'mendova kurrë të jap dorëheqjen. Të kalosh Vettingun është sikur të kalosh "varrin për së gjati". Refoma është e rëndësishme. Që nga muaji mars Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë. Nëse të gjithë s'e meritojnë, le të largohen, por sipas ligjit dhe Kushtetutës.
Për rastin tim, do merret përfaqësuesi ligjor. Kolegji i Apelimit do të caktojë standardin e kryerjes së Vettingut. S'e kam menduar kurrë që s'do e kaloja, por gjithçka mund të ndodhte. Vettingun e kam ndjekur në shtëpi me familjarët, ishte diçka me emocion. Pasi e ndoqa në shtëpi erdha në zyrë. Shqiptarët marrin drejtesi të vonuar dhe kjo është problem, sjell kosto.
Bashkim Dejda, kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Kreu i shkallës më të lartë të gjyqësorit në vend tha se Vettingu është një nga ligjet më të ashpra në vend.
Vettingu është një ndër ligjet më të ashpra që ne kemi. S'di të them nëse fajin e kanë ndërkombëtarët, politika apo dikush tjetër, por kjo situatë ku jemi, do zgjidhje. Ndërkombëtarët janë ndihmues, por vendimmarrës janë shqiptarët dhe politika mori vendime. S'dua të komentoj rastin tim, pasi do të ndikonte në vendimmarrjet e komisionit të Vettingut, por avokati im nëqoftëse e vlerëson që ka shkelje, do të ndjekë hapat ligjor. Në këtë situatë ku mungojnë 6 gjyqtarë në Kushtetuese, asnjë s'duhet të zëvendësohet pa kaluar Vettingun.
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana ishte shkarkuar tre vite më parë nga KPK, ONM e kritikoi si 'vendim të paarsyeshëm'
1 Tetor, 18:06
-
Fshehu pasurinë, ish-Kryetari i Kushtetueses rekurs në Gjykatën e Lartë dënimit me 6 muaj burg
16 Shtator, 11:54
-
Pas vendimit të KPA, Prokurorja Antoneta Sevdari kthehet në detyrë! Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në shkurt 2019
13 Maj, 12:54
-
Raporti për lirinë/ Freedom House: Qasja e shqiptarëve në drejtësi po përmirësohet! Shqipëria dhe Kosova vende ‘pjesërisht të lira’ pavarësisht përparimeve
29 Shkurt, 07:43
-
Fshehu pasurinë, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 6 muaj burg për ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja
13 Shkurt, 10:41
-
U shpall fajtor për fshehje pasurie, Ish anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dënohet me 1 vit burg! Dënimi i konvertohet në 2 vite shërbim prove
24 Janar, 13:18
-
Fshehu pasurinë, 6 muaj burg për ish-kreun e Kushtetueses! Bashkim Dedja, i pari gjyqtar i shkarkuar nga vettingu që dënohet
26 Qershor 2023, 16:26
-
Rikthimi i Vetting-ut në polici, 33 drejtues ‘në sitën’ e AMP-së! Kreu i sindikatës së policisë: Ligji u jep të drejtën efektivëve ta shmangin filtrin
18 Qershor 2023, 16:27
-
E ‘harroi’ KLD-ja / Vetingu shkarkon Majlinda Andrean 6 vite pasi dënimit për korrupsion, ish anëtarja e Gjykatës së Lartë shpëtoi Metën dhe Mediun nga burgu
5 Qershor 2023, 17:17
-
Akuzohet për fshehje pasurie, ish-kreun e Kushtetueses del para GJKKO: Huanë 10 mijë euro e kam marrë nga kunati! Për apartamentin në Tiranë kam kredi deri në 2033
31 Maj 2023, 11:44
-
Fshehu pasurinë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja! I pari gjyqtar i shkarkuar nga vettingu për të cilin kërkohet dënim
19 Maj 2023, 11:53
-
KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtares së Apelit Nure Dreni
15 Mars 2023, 19:13
eeeee i ndershmi s ka pse te kete frike, cne ti, apo cike hajdutllik 500 mil jane gjona t vogla per ty!!! ke ardhe me corape t grisme n tirane o hajdut!!!
Përgjigjunormal, kur vjedh tmerr te duket ta kalosh vetingun...o hajdut me cizme. vetem ne apelin e durresit ne tatime ke bere namin!!!
Përgjigjunormal, kur vjedh tmerr te duket ta kalosh vetingun...o hajdut me cizme. vetem ne apelin e durresit ne tatime ke bere namin!!!
Përgjigjucfare ka per te qene ligj I ashper......prandaj quhet LIGJ...ka ca rregulla....O JURIST I FAMSHEM..te kontrollohet e gjithe pasuria, lidhjet me krimin dhe profesionalizmi.....cudi si e fitoi ky ????????????????? mgjth kolegji kishte dyshime per ca afera, nuk justifikonte ca para.... dhe nderkohe e kaloi Vetingun??????????
PërgjigjuTani qe ja hodhe vete do dhe shoket e? S'ka faj ky faj ka ONM qe i le ne dore te shqiptareve punet. Kishte lezet si foli "gjyshi" ke ai porkurori...
Përgjigju