Vettingu, dorëzohen në Kuvend
31 mijë firmat e para të peticionit

Vettingu, dorëzohen në Kuvend<br />31 mijë firmat e para të peticionit
Dorëzohen në Parlament 31 mijë firmat e qytetarëve të cilët kërkojnë fillimin e procesit të Vettingut.

Stendat e ngritura ditën e shtunë janë mbyllur të mërkurën, ndërkohë që grupimi i organizatave dhe qytetarëve shprehen se do të vazhdojnë fushatën për t'i dhënë zë qytetarëve në procesin e rëndësishëm të vendosjes së drejtësisë në vend.
 
Grupimi i qytetarëve pro Reformës në Drejtësi dorëzuan sot në parlament 31, 777 firmat të mbledhura nga vetë qytetarët në 11 qytete të vendit.

Në deklaratën e përbashkët grupimi i organizatave dhe qytetarëve, të cilët filluan të mbledhin firmat e qytetarëve për t'iu dhënë zë këtyre të fundit, që të fillojë Reforma në Drejtësi, duke kërkuar që një politikë e përgjegjshme do ta kishte të pamundur të anashkalonte një vullnet qytetar në të tilla përmasa.
 
Nga ana tjetër, grupimi i qytetarëve shprehu pakënaqësinë për prezencën e figurave politike në stendat e mbledhjes së firmave, duke e çuar më tej akuzën ndaj tyre, se ishte nje vepriom tejet mediatik.
 
Stendat për mbledhjen e firmave pro Vettingut u ngritën ditën e shtunë dhe arritën të mbledhin firma deri në ditën e mërkurë, duke siguruar mbi 31 mijë firma.

Grupimi qytetar do të vazhdojë fushatën, por sot, gjatë zhvillimit të punimeve të parlamentit, u dorëzuar firmat e para të mbledhura.   

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë