Vettingu/ Dvorani drejt shkarkimit, probleme me deklarimin e pasurisë

Vettingu/ Dvorani drejt shkarkimit, probleme me deklarimin e pasurisë

Gjyqtari Dvorani para KPK-së

Pas seancës dëgjimore të Astrit Faqollit, edhe për gjykatësin Ardian Dvorani pritet një shkarkim i mundshëm pasi nuk ka bërë një deklarim të saktë të pasurisë duke mos deklaruar 9 milion e 900 mijë lekë.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ardian Dvorani sipas raportit të ILDKPI nuk ka bërë një deklarim të saktë duke mosdeklaruar nëse ka apo jo burime të mjaftueshme për pasurinë e tij.

Në pasurinë e Dvoranit, numërohet një apartament me sipërfaqe 120 m2 në pronësi të dy bashkëshortëve blerë nga Albtelecom sha dhe dy apartamente të privatizuar më 1993 dhe 1995 me sipërfaqe respektivisht 103 m2 dhe 76.8 m2; një makinë Skoda Otavia, blerë më 2016.

Gjyqtari ka deklaruar gjithashtu edhe një hua të dhënë nga prindërit për shlyrjen e apartamentit që ka në pronësi me gruan, ndërsa nuk ka deklaruar 9 milion e 900 mijë lekë nga ana e tij.

Sipas KPK, ai nuk ka bërë fshehje llogarish apo të ardhurash por ka një deklarim të pasaktë për llogaritë bankare të tijat dhe të personave të lidhur me të.

Dvorani vetë është shprehur se mosdeklarimi ka ndodhur për shkak të ngarkesës së punës duke fajësuar edhe ILDKPI-në, e cila sipas tij nuk e kishte ftuar për të verifikuar pretendimet.

Kurrë s'kam mbajtur para poshtë dyshekut por i kam deklaruar gjithmonë në banka. Nuk ndjehem krenar se kam plotësuar gabim deklaratën e pasurisë. Por kjo s’ka pasur për qëllim të fshehë ndonjë gjë. Ka qënë thjesht pakujdesi për shkak të ngarkesës së punës. ILDKPI-ja smë ka thirrur kurrë për të verifikuar çfarë pretendon ndaj meje.

Ardian Dvorani

Gjithashtu në KPK kanë mbërritur edhe 8 denoncime, të cilat gjatë shqyrtimit kanë rrëzuar çdo pretendim për aftësitë e tij profesionale mbi një gjykim të drejtë dhe eficent.

Seanca e dhënies së vendimit për rikonfirmimin e Dvoranit do të bëhet më datë 25 korrik në orën 10:00.


Lajmi kryesor:

‘Të papërshtatshëm, fshehën pasurinë’/ Gjyqtarët Dvorani dhe Faqolli drejt shkarkimit nga Vettingu


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
Dvorani pas seancës: Pres gjykim të drejtë, kam besim tek ligji

Pasi ka dalë nga seanca dëgjimore e KPK-së, gjyqtari Dvorani është prononcuar për mediat. Dovrani u shpreh se gabimet e tij nuk ishin të qëllimshme dhe se priste vendimin me besim të plotë tek kushtetuta.

Gabimet e mia nuk ishin të qëllimshme. Por çdo institucion ka pasaktësitë e veta. Në një rast si ky, inspektoriati duhet të kërkonte shpjegime. Por me duhet të pranoj se njeriu edhe gabon. Thirrja ndaj trupës gjykuese? Ne jemi subjekte vlerësimi dhe nuk duhet të trajtohemi si kriminelë. Unë nuk jam as i pandehur dhe as i paditur. Jap përgjigjet e mija dhe ata më vleresojnë. Kam besim të plotë tek ligji dhe kushtetuta. Përsa i përket moslëshimit të postit, nuk mund të lëviz sepse nuk është zgjedhur pasuesi im. Publikut nuk i intereson kjo gjë por i intereson zgjidhja e problemeve.

Ardian Dvorani

Vendimi për Dvoranin do të jepet më 25 korrik, ora 10:00

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale