Vettingu, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën e kandidatëve për anëtarë të KLGJ (EMRAT)

Vettingu, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën e kandidatëve për anëtarë të KLGJ (EMRAT)

Gjykata e Lartë

TIRANE-Gjykata e Lartë ka shpallur sot zyrtarisht listën e kandidatëve për anëtarë të Kolegjit të Lartë Gjyqësor. Pas rishpalljes së thirrjes javën e kaluar paraqitën kandidaturën gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë Brikena Ukperaj dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër Luan Dervishi. Mbas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, rezultoi se të dy kandidatët i plotësonin kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, raporton gazetari Arsen Rusta.

Duke pasur parasysh faktin e dorëheqjes apo skualifikimit për shkaqe ligjore të parashikuara në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” të disa gjyqtarëve kandidatë, në mbështetje të ligjit nr. 115/2016, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:

Nga Gjykata e Lartë:
1. Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:
1. Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
2. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
3. Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër (Nuk ka kaluar në vetting)
4. Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:
1. Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
2. Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane (Cështja në KPA)
3. Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
4. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
5. Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. 6 prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

Roli dhe funksionet e KLGJ dhe KLP
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të jenë dy organe shumë të rëndësishme të zbatimit të reformës në drejtësi dhe roli i tyre është i përcaktuar specifikisht. Kështu, ligji përcakton qartë që Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga njëmbëdhjetë anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor. Pesë anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë të përzgjedhur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë, të Shkollës së Magjistraturës dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Anëtarët gjyqtarë zgjidhen nga Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të të gjitha niveleve. Anëtarët jo gjyqtarë që zgjidhen nga radhët e avokatëve, trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe shoqërisë civile zgjidhen nga Kuvendi, bazuar në një proces vlerësimi paraprak të kushteve dhe kritereve ligjore, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj. Ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë është organ kolegjial, i përbërë nga njëmbëdhjetë anëtarë. Pesë anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë jo prokurorë, të përzgjedhur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të drejtësisë dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile. Anëtarët prokurorë zgjidhen nga Mbledhja e Përgjithshme e prokurorëve të të gjitha niveleve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë