Kolegji i Posaçëm i Apelimit i është përgjigjur interesit të Report Tv lidhur me trupën gjykuese që do shqyrtojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili ndërpreu Vettingun për ish-kryeprokuroin e Adriatik Llalla. Sipas KPA, kryesues i seancës do jetë gjyqtari Sokol Çomo, relator Luan Daçi dhe me relatorë Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari.
"Lidhur me pyetjen tuaj të parë, trupa gjykuese e caktuar me short për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik në lidhje me subjektin Adriatik Llalla, është si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo, Relator : Luan Daci, Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari", thuhet në përgjigjen e KPA.
Komisioni i Posaçëm i Apelimit sqaron ndërkohë se "subjekti Adriatik Llalla do të njoftohet lidhur me nisjen e shqyrtimit të çështjes ndaj tij, kur të caktohet data e seancës". Ndërkohë ende nuk është caktuar data e seancës për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik mbi procesin e rivlerësimit të subjektit Adriatik Llalla. Pyetjes së Report Tv se veç ankimit ndaj z.Llalla komisioneri publik ka paraiqut një tjetër ankim apo subjektet e prekura nga Vettingu kanë paraqitur ankimim, Kolegji i Posaçëm i Apelimit u përgjigj se nuk ka asnjë ankim tjetër deri më tani.
Përgjigjja e KPA për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta
Përshëndetje z.Rusta!
Lidhur me pyetjen tuaj të parë, trupa gjykuese e caktuar me short për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik në lidhje me subjektin Adriatik Llalla, është si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relator : Luan Daci
Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari
2. Lidhur me pyetjen tuaj të dytë: Subjekti Adriatik Llalla do të njoftohet lidhur me nisjen e shqyrtimit të çështjes ndaj tij, kur të caktohet data e seancës.
3. Ende nuk është caktuar data e seancës për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik mbi procesin e rivlerësimit të subjektit Adriatik Llalla.
4. Deri në këtë moment, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka marrë ankime të tjera nga Komisioneri Publik mbi vendimmarrje të KPK-së.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin
Por si përfundoi ish-kryeprokurori në Kolegjin e Posacëm të Apelimit?
Rreth dy muaj më parë Llalla paraqiti një kërkesë për dorëheqie pranë presidencës dhe komisionit të pavarur të kualifikimit duke hequr dorë nga statusi i gjyqtarit të apelit që fitoi pas postit të kryeprokuririt. Dorëheqja e tij u pranua dhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Vettingu ndaj Llallës u ndërpre. Por vendimin e KPK-s e ka ankimuar komisioneri publik i cili kërkon që ky proces të mos ndërpritet por ti shkohet deri në fund.
Ndërkohë, përballjen me drejtësinë Llalla duket se nuk do ta ketë të lehtë. Kjo pasi Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedim penal për disa akuza si “fshehje pasurie” si dhe “mosdeklarim të shumave të parave në pikat e kalimit kufitar”. Objekt i hetimit do jetë pikërisht nëse Llalla është larguar me para me vete përmes aeroportit të Rinasit për në Gjermani, ku mësohet se po strehohet.
Puna eshte se keta palaço, te majte dhe te djathte, i bejne keto gjera sa per sy e faqe sepse ia dijne horlleqet njeri - tjetrit dhe qe keshtu as nuk kane per tia futur njeri - tjetrit sepse dalin zbuluar. Kot bejne gam-gam sa per ti thene popullit se erdhi koha qe po mendojne per te. Ata ska dite mos te akuzojne njeri tjetrin per vjedhje e per krime te ndryshme dhe vjen puna nuk po shohim asnje te arrestuar. Te arrestuar shikojme vetem nga rradhet e popullit mjeran! Korrupsioni, krimi, e cdo lloj poshtersie tjeter kurre nuk kane per te marre fund... sepse ato ekzistojne ne shtete me te medha e me "demokratike" se Shqiperia, por te pakten "qeverite ne qeverisje" te mendojne pak me shume per ate popull mjeran qe kurre nuk i ka qeshur buza qe prej shekujsh me rradhe. Gjithmone ia kane patur me te futur dhe keshtu do tia kene derisa njerezit ne ate vend te ndergjegjesohen dhe te mos lejojne me te luhet me ta nga asnje lloj force politike, qeverie apo sistemi.Harrojini Ramen, Berishen, Bashen, leshin e preshin, mendoni per femijet tuaj! People, f*ck the poltic, think for your self.
PërgjigjuPo kjo Ina si do veproje tani?deri dje nuk kishte cte bente kunder Saliut po tani do ta denoje ish kolegun apo i kane shkuar mesazhet qe te mos i beje keq Llalles?
PërgjigjuTurp duhet tenkete ky fredi sepse Ina Rama eshte grua zonje, familjare shembull, familje origjine model, profesioniste e sakte dhe e pa perlyer nga lojrat politike. Fredi do jete digital saliu
Ina Rama eshte turp i drejtesise dhe i moralit femeror. Kujton Ina se nuk dihet qe rrinte nga nje ore ne dite tek zyra e Bamirit. Mjere Shqiperia.
Relator Luan Daci??????Ky eshte kelyshi Berishes,Plepist- zooteknik.....Hallall o LLALLE..shpetove...
PërgjigjuAto maja rripa rripa her me hype here ta hypa.as nje dhoj tolerimi ketij kafshe ,qe u pasurua me mundin e shqiptareve.vendin e ka ne REÇ te Malsis-Madhe.
Përgjigjua mer kelysh i ndyre.... si do e justifikosh 250m2 tek liqrni pallati tek mbikalimi!!!!!! prandaj ke shkrujt leter boshe
Përgjigju