Nuk justifikoi pasurinë, Vettingu shkarkon nga detyra Kryetarin e Kushtetueses, Bashkim Dedja

TIRANË-Kolegji i Posaçëm i Apelit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Trupa e përbërë nga Ardian Hajdari, Luan Daçi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz arritën në përfundimin Bashkim Dedja nuk justifikon pasurinë dhe nuk ka nivelin e besueshëm për të vijuar detyrën.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë kryetarin e Kushtetueses në datë 13 qershor (lexo këtu), por Komisioneri Publik vendosi ta ankimojë vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sot Kolegji vendosi që ta shkarkojë nga detyra, pasi nuk justifikon dy apartamente, njërin në Tiranë dhe tjetri në Golem. Sipas KPA, Dedja, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme kur u dha vendimi, ka më shumë pasuri sesa mund të justifikojë dhe nuk ka shpjeguar burimin e të ardhurave financiare. Me shkarkimin e Dedjas pritet që të shikohet se cfarë do të ndodhë edhe me KED, pasi kryetari i Kushtetueses ishte zgjedhur anëtar.

Pasuria që nxorri jashtë sistemit kryetarin e Kushtetueses (lexo këtu)
Bashkim Dedja ka një apartament në Tiranë me sipërfaqe 146 metër katrorë dhe një garazh 15 metra katrorë, me vlerë 180 mijë euro, të cilën edhe pse sipas KPK e justifikon, por KPA e rrëzoi, pasi nuk ka të ardhura të mjaftueshme për ta justifikuar. Dedja në muajin qershor në KPK, deklaroi se 120 mijë euro i kishte marrë kredi për 20 vjet, ndërsa 35 mijë euro të tjera i kishte kursime ndër vite të tijat dhe bashkëshortes.

25 mijë eurot e tjera Bashkim Dedja kishte deklaruar se ja kishte marrë hua vëllait dhe kunatit.Por, KPK verifikoi se në datën e huamarrjes nga kunati deklaruar në aktin noterial, kunati nuk ka qenë fare në Shqipëri. Më pas Dedja ndryshoi deklarim duke thënë se 10 mijë euro i kishte marrë nga babai i kunatit, por KPK verifikoi paaftësinë paguese të kunatit për të dhuruar para.

Sa i takon 15 mijë eurove të tjera që gjyqtari Kushtetues deklaroi se i kishte marrë hua nga vëllai, KPK verifikoi dhe deklaroi se i vëllai që jeton në Greqi prej vitesh nuk kishte aftësi paguese, pasi në kohën kur pretendohet t’i ketë dhënë hua 15 mijë euro vëllait gjyqtar, vetë ka blerë një shtëpi 40 mijë euro me kredi. Kolegji i Apelimit deklaroi sot se personi që personi që Dedja tha se i kishte marrë hua nuk ka të ardhura të mjaftueshme për një gjë të tillë.

Problemi i dytë që dogji kryetarin e Kushtetueses ishte apartamenti në Golem, ku Dedja ka deklaruar se e ka në përdorim, por është pronë e vëllait tjetër që jeton në Dibër. Në qershor KPK verifikoi dhe deklaroi se kontrata e energjisë elektrike është paguar vetëm nga Bashkim Dedja nga dita e parë. Megjithatë, pavarësisht të gjitha dyshimeve, KPK e konfirmoi, ndërsa sot KPA e nxori jashtë sistemit të drejtësisë.

Vettingu shkarkoi Kushtetuesen, vetëm Vitore Tusha kaloi
Nga Gjykata Kushtetuese e vetmja që kaloi vettingun ishte Vitore Tusha, ndërsa të tjerët u shkarkuan dhe u dorëhoqën. Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari dhe Bashkim Dedja janë shkarkuar nga detyra nga Vettingu, ndërkohë që Besnik Imeraj, nuk iu nënshtrua procesit pasi dha dorëheqjen nga detyra. E vetmja që kaloi vettingun ishte Vitore Tusha. Ky institucion prej muajsh është në kolaps.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alban: 18/12/2018 07:57

    Bashkimi ka qene i ndershem dhe punetor. S'besoj se ai ka marre leke. Kam pasur gjyqe me te dhe eshte sjellur korrekt.

    Përgjigju
  • Miri: 18/12/2018 02:36

    Po Besnik Hoxhaj kur e ka radhen,ai super mafioz, nuk ka me mbeshtetje se i kapen Enverin, kot e beri udhetimin me mbesen qe donte ta fuste tek strukturat e vetingut pro dr Entela Hoxhaj, se per pak kane shkuarvte dy bashke te takojne koken e krimit Enver Bajrin

    Përgjigju
  • memento mori: 17/12/2018 20:39

    mos i q.. robt, po sikur te kete veting per gjith bizneset vip?? a do ngelte ne kembe ndonje sipermarrje?? psh fillojeni me ata qe kane hap biznese menjehere sa jane larguar nga zyra e shtetit (dogana), dhe menjehere biznesi shum i suksesshem. cfare fati kane disa more i q...robt. keto jane vertet pune te magjishme. vampira.

    Përgjigju
  • Albanese: 17/12/2018 20:11

    Lajm jo I keq. Tani do presim cdo behet me zaganjorin. Si do e gjykojne ate.

    Përgjigju
  • ONM: 17/12/2018 16:07

    Lajm i mire, tani e ka radhen Zaganjori, Gentian Osmani, Gentian Medja dhe Artur fshatari

    Përgjigju
  • Ines: 17/12/2018 15:42

    Me ne fund nje lajm i mire!Tani me rradhe te gjithe te tjeret sa me shpejt por le t'ja nisin me Ilir Mustafaj,kete gjyqtar qe e ka mendjen vetem tek leket.

    Përgjigju
    • Seni: 17/12/2018 20:49

      Ahahaha o Ines te kishe thene per Gon zhukrin e disa te tjere ke dhoma penale dakort, por te thuash per Ilirin duket qe je e nje anshme dhe ste ka dhene padrejtesine qe ke kerkuar

  • erma: 17/12/2018 12:23

    nuk ka kr. gjykate ne tr qe duhet te kaloje vettingun!!! BRAVO ME NE FUND NJE LAJM I MIRE!!!

    Përgjigju
    • erma: 17/12/2018 15:18

      hasono...popull sekser si ti, normal qe qente qe te ushqejne do te mbrosh!

    • edi rama: 17/12/2018 14:37

      hoho ngelen kryetaret e gjykatave ti gjykosh ti per aftesite e tyre.Po ik o zana ik bej naj byrek

    • erma: 17/12/2018 12:44

      pervecse te korruptuar mizorisht edhe te paafte!!!

  • LORA: 17/12/2018 11:00

    Lajm shume i mire.

    Përgjigju
  • alti: 17/12/2018 10:56

    or po ckeni me xhezoj ju? ai do ishte president sot or ju

    Përgjigju
  • Beni: 17/12/2018 10:37

    Me vjen keq per Bashkimin se eshte njeri i mire dhe serioz por nuk kishte nivel per Gjykate te Larte e Gjykate Kushtetuese.

    Përgjigju
  • Populli: 17/12/2018 10:31

    Urgjent te shkarkohet kryemafjozi Zhezair Zaganjori

    Përgjigju
    • Rroku: 17/12/2018 14:42

      Te ishte populli kaq analfabet sa ti sdi ku do kishim perfunduar .Dmth le ta pranojme nje pjese e madhe eshte por nuk mbizoterojne (shpresoj)

  • Gjykatesi: 17/12/2018 10:26

    Pse me e hoqen edhe Baçin? Baçi si smundje e bute qe ishte,i boni nja 3-4 milion euro.Si i "ndershshem" kaq boni i shkreti.

    Përgjigju
    • Your beautiful mom: 17/12/2018 14:34

      3-4 milion euro mbase i ka bërë jot ëmë ne semafor "shume i Nderuar Gjykates"

  • Tahip: 17/12/2018 10:17

    Shyqyr nje lajm i mire, presim dhe ate miliarderin tjeter zagonjarin tani!

    Përgjigju
    • Fraiku: 17/12/2018 12:32

      Artur Malaj jo vetem qe do shkarkohet por do lyhet dhe me m*t nga KPA!

    • llakatund: 17/12/2018 10:59

      Po Artur fshatari nga Lllakatundi

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë