Vettingu/ Shkarkohet përfundimisht gjyqtari i Kushtetueses Gani Dizdari, e dogji pasuria e vajzës

Vettingu/ Shkarkohet përfundimisht gjyqtari i Kushtetueses Gani Dizdari, e dogji pasuria e vajzës

Gani Dizdari

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari. Ai u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në datë 16 korrik të vitit të kaluar. Gani Dizdari u largua nga sistemi i drejtësisë, pasi nuk kaloi dy komponentët bazë të Vettingut, pasurinë dhe kontaktet me botën e krimit (lexo ketu).

Por, anëtrari i Kushtetueses nuk u pajtua me vendimin e komisionit të vettingut duke e apeluar. Pas shqyrtimit të ankimit, në datë 12 shkurt trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Ina Rama, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vulosur përfundimisht shkarkimin.

Gani Dizdari  ka qenë zv/Prokuror i Përgjithshëm, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe së gjyqtar kushtetues. Me përjashtim të Vitore Tushës, të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese u dogjën nga Vettingu duke e nxjerrë jashtë funksionit këtë institucion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jashtqitja e kombit: 13/02/2019 13:46

    ju jeni peshq te vegjel me miliona , duhet te shkoni ke presidenti katunari i skaraparit ,kokmadhi ,hajduti dhe cvatsi i shqiperise , ish kryeministri sali gerdeci me familje , ministrat e sales qe te gjithe te kertylur me miliona . phyt fare e keqe , jasht**tja e kombit

    Përgjigju
  • Askushi: 13/02/2019 12:23

    Ec përpara. Radhën tjetri tani.

    Përgjigju
  • Gj.Gj.Gj.: 13/02/2019 10:56

    Gjarper...... dy here.

    Përgjigju
  • $$$$: 13/02/2019 09:44

    Gjarper..!

    Përgjigju
    • peoples: 13/02/2019 19:53

      fytyre krimineli

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite