Vettingu/ Komisioneri Publik-KPK: Të mbetet në fuqi vendimi për gjyqtaren e Krimeve të Rënda

Vettingu/ Komisioneri Publik-KPK: Të mbetet në fuqi vendimi për gjyqtaren e Krimeve të Rënda

Komisioneri Publik i ka bërë kërkesë Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit që të lërë vë fuqi vendimin për të vazhdimin e detyrës për gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova.

Katër muaj më parë, Komisionieri ankimoi vendimin e KPK me argumentin se nuk ka bërë hetim të plotë për gjyqtaren, por pas provave të paraqitura ka kërkuar lënien në detyrë të saj.

Do të jetë Kolegji i Pavarur i Apelimit që do të thotë fjalën e fundit. Vendimi do të jepet me datë 26 korrik.

( Kliko këtu ) për dokumentin e plotë të Komisionerit Publik

"Në vlerësim të Komisionerit Publik, shqyrtimi gjyqësor nga ana e Kolegjit mbi bazën e shkaqeve të ankimit, në referencë të nenit 179/b, pika 5, i Kushtetutës, nenit C, pika 2, neni F, pika 2 dhe 3 e aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016, evidentoi disa mangësi të konstatuara gjatë hetimit të çështjes nga ana e Komisionit. Këto mangësi u vërejtën në disa elementë të kontrollit të kriterit të pasurisë si, saktësia dhe mjaftueshmëria e deklarimit të pasurisë (periodike/vetting), përmbushja e detyrimeve financiare, hetimi në mënyrë shteruese i burimit të ligjshëm të krijimit të pasurisë, të ardhurave dhe likuiditeteve. Ky hetim në rastin konkret ishte i domosdoshëm, si përsa i takon subjektit të rivlerësimit, ashtu edhe personave të lidhur/të tjerë të lidhur me të, me qëllim krijimin e bindjes mbi besueshmërinë, në vlerësimin e këtij kriteri.

Komisioneri Publik vlerëson, se shqyrtimi gjyqësor i kësaj çështjeje, në vlerësimin e përgjithshëm të procedurave të procesit të rivlerësimit, provoi nevojën që për raste të ngjashme, kur rrethanat faktike dhe juridike e lejojnë, merita dhe kërkimi i ankimit të Komisionerit Publik të jetë alternativ kundrejt juridiksionit kontrollues të Kolegjit, pasi sikundër ky rast dëshmoi, të gjitha shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, në referencë të nenit 52 të ligjit nr. 84/2016, gjetën përgjigje nga rreth 70 provat të reja të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Ky fakt, në vlerësimin e Komisionerit Publik, e bën të justifikuar vendimmarrjen e këtij trupi gjykues për lënien në fuqi të vendimit nr. 43/2018 të Komisionit, por me një tjetër arsyetim. Komisioneri Publik vlerëson se vendimi përfundimtar i këtij trupi gjykues duhet të përfshijë në arsyetimin e tij ligjor çështjet e patrajtuara gjatë shqyrtimin të çështjes në Komisioni, të cilat u hetuan gjatë gjykimit, si rrjedhojë e shkaqeve të ngritura në ankim. Çështje të tilla këto si, cilësimi i të atit të subjektit si person tjerër i lidhur, në cilësinë e kryefamiljarit, analiza financiare e kryer për këtë qëllim dhe nevoja në përcaktimin drejtë të gjendjes së fakteve që kanë lidhje me kontrollin dhe burimin e ligjshëm të pasurisë së subjektit të rivlerësimit dhe personave të tjerë të lidhur me të, nën dritën e provave të reja të administruara. Subjekti ka paraqitur dhe janë administruar, pëfshirë këtu edhe prova të reja, (i) 61 akte (gjithsej 365 fletë) në seancën e datës 12.6.2019; (ii) 8 akte (gjithsej 32 fletë) në seancën e datës 3.7.2019 dhe (iii) 2 akte lidhur me shpenzimet e subjektit për udhëtimet jashtë vendit, në seancën e datës 19.7.2019.

Kërkimi përfundimtar: Nga sa u parashtrua më sipër, Komisioneri Publik, z. Florian Ballhysa në vlerësim tërësor të të gjithë provave të administruara gjatë shqyrtimit dhe hetimit gjyqësor të kësaj çështjeje, i kërkon këtij trupi gjykues, lënien në fuqi me një tjetër arsyetim të vendimit nr.43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit znj. Nertina Kosova", shkruhet në kërkesën e tyre. 

Nertina Kosova

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja