Plotësimi vakancave në prokurori kërkon rreth 4-5 vite, me një ritëm emërimesh 25-26 prokurorë në vit. Alfred Balla, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokuroisë, duke raportuar te ligjet, u tha se vettingu ka krijuar një boshllëk të madh në rradhët e prokurirsë
“Presim 105 prokuror të futen në sistem në këto 4-5 vite. Asnjëherë nuk kemi arritur të kemi 341 prokurorë të plotë sipas strutkurës. Kujtoj janë ende 70 prokuror që s’kanë përfunduar vettingun”, tha Alfred Balla.
Për të zgjidhur problemin e vakancave, Balla kërkoi nga ligjvënësit të gjendet një mekanizëm zhbllokues për të afruar më shumë prokurorë nga magjistratura.

“Për këtë vit që kërkuam 40 kandidatë nga magjistratura, na kanë kaluar 26”, tha Balla.
Ai tha se kalueshmëria në proçesin e vettingut për prokurorët ka nivelin 54%, ndërsa mbeten dhe 70 prokurorë ende në proces.
“Në vitin 2022, nga vettingut në total janë konfirmuar 91 prokuror, u shkarkuan 50. Që prej nisjes së vettingut u dorëhoqën 21 prokuror, 11 kanë dalë në pension”, tha Balla.
Kreu i KLP, shtoi se janë 8 prokurorë të cilët kërkuan mbrojtje për jetën gjatë vititi 2022.
“U morën masat për mbrojtjen e tyre. Sot prokurorët më të mbrojtur se kurrë”, tha Balla.
Në komisionin e ligjeve raportoi dhe Artur Metani, kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Sipas tij, gjatë vitit 2022 u trajtuan 1 715 ankesa, ndërsa evidentoi si problematikë mungesën drastike të inspektorëve.
“Sot nga të prapambeturat e mbetura rastet janë 345 ankesa dhe ne me ritmin që po ecim mendojmë që deri në fund të 6-mujorit ne heqim dhe çështjen e ankesave të prapambetura. Deri në fund të vitit po përpiqemi heqim dhe ankesat e vitit 2020-2021…”, tha Metani.
Metani tha se janë realizuar 4 inspektime tematike, si inspektimi për hedhjen e shortit në gjykata, ndarjen e çëshjeve në prokurori, procedura për zbardhjen e tyre veçanërisht në Tiranë. Inspektimi i katërt procedura për zëvendësimin e prokurorëve, pasi është vënë re tejkalim i atyre që parashikon ligji.
/Shqiptarja.comKomente

