Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet përfundimisht gjyqtari i Lartë Artan Zeneli

Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet përfundimisht gjyqtari i Lartë Artan Zeneli

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e ish-gjyqtarit të lartë Artan Zeneli, i cili kishte apeluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ishte i kryesuar nga Rezarta Schuetz, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërkohë që gjyqtarit iu zbuluan probleme me pasurinë, jo vetëm për disa apartamente, por edhe për blerjen e një vile në një zonë rezidenciaale, ndërsa më herët i është refuzuar viza nga ambasada amerikane. Gjatë seancës ishin të pranishëm edhe vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së, të cilët vijojnë të monitorojnë procesin e Vettingut.

“Në përfundim të gjykimit, mbështetur në faktet e provuara në gjykim dhe në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit 84/2016, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht: Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 04.02.2018”, – thuhet në njoftimin e KPA-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin