Gjyqtari Broci drejt shkarkimit, KPK: Vendosi pro firmës në gjyq, u shpërblye me materialet për shtëpinë

Gjyqtari Broci drejt shkarkimit, KPK: Vendosi pro firmës në gjyq, u shpërblye me materialet për shtëpinë

Artan Broci para KPK

KPK ka zhvilluar ditën e sotme seancën dëgjimore ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Brocit. Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja. Vetë gjyqtari është paraqitur në seancë duke zgjedhur të mos përfaqësohet nga asnjë avokat.

Si pasuri të tij, gjyqtari ka dekaruar: 2 apartamente në Don Bosko me vlerë 6 mln lekë, të cilat supozon se i ka blerë me kursime, një apartament 147 m2 në Rrashbull, të cilin e ka shitur në 2010 dhe një zyrë në Bulevardin “Zogu I” dhe një shtëpi 90 m2 në Shkodër në një truall 300 m.

Pikat ku mund të cënohet gjyqtari Broci janë: pasuritë e blera me të ardhura të pajustifikuara, shtesa pa leje dhe shqyrtimin e një çështjeje në favor të firmës së ndërtimit që i ka shitur shtëpinë dhe mospërputhje dhe se shtëpia në Shkodër u ndërtua me materiale ndërtimi të dhuruara nga një firmë ndërtimi, për të cilën Broci kishte vendosur pro në një proces gjyqësor. Vendimi për të do të merret më 31 korrik

Sipas raportit të ILDKP-së, deklarimet e tij janë të sakta dhe nuk ka fshehje, ndërsa DSIK e ka deklaruar të përshtatshëm. Përsa i përket anës profesionale, subjekti ka aftësi profesionale, por duhet të punojë me mirë me dokumentimin e vendimmarrjeve.

Sipas KPK-së, Broci ka mospërputhje mes deklarimeve dhe informacionit mbi blerjen e tokës, të cilën më pas e ka shitur në 2010, nuk ka pasur të ardhura për ta blerë shtëpi në vitin 2006 në të cilën nuk ka deklaruar shtesën e bërë, ka mospërputhje mes lëvizjeve në llogari bankare dhe kontratës së shitjes, gjithashtu Broci nuk ka paguar tatimin për shitjen e këtij apartamenti.

Në fjalën e tij Broci shpehet se pretendimet e KPK-së nuk qëndrojnë pasi ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin përkatës.

Ju kam dhënë 58 faqe material. Janë 250 prova të reja. Sa i përket apartamenteve, kam ndërtuar në Don Bosko një shtesë anësore duke paraqitur edhe kontratën me subjektin e ndërtimit jo vetëm për vete plot edhe të fqinjit tim. Këto pretendime nuk qëndrojnë. Një objekt e kam privatizuar që në 1995 përpara se të bëhesha gjyqtar. Nuk kam pasur detyrimin të ruaj dokumentet më shumë se 5 vjet sipas ligjit. Ndërsa për shtesat kam pasur të ardhurat e mia të ligjshme e të mjaftueshme për t’i ndërtuar. Në 2011 kam blerë apartament në Don Bosko dhe bashkë me banorët e tjerë të pallatit ndërtuam të gjithë nga një shtesë nga i njëjti krah, shtesë e cila u legalizua në 2013.

Hetimi është tendencioz. Jam çmendur kur e kam marrë vesh. Kam krëkuar hetim të thelluar pasi kompania më ka thënë se shumë emra të tjerë janë fiktive në atë kompleks.

Unë apo familjarët e mi 10 vitet e fundit nuk kemi asnjë gjurmë në ata banesë. Nuk kam asnjë lidhje me atë pronë. Kam gjetur kush është pronari.

E gjeta për 3 minuta dhe mund ta gjente dhe Komisioni. Nëse unë e kam ndonjë lidhje me atë pronë, unë iki që sot. Me burg iki që sot, jo prej pune. Deklaroj se e gjithë pasuria ime përbëhet nga pasuri e ligjshme, lavdi Zotit kam qënë korrekt, kërkoj konfirmimin në detyrë.

Artan Broci

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ani: 08/08/2018 21:46

    Ky asht Artan BROCI qe ka emer edhe ne UNCEF. Respektoni the nderoni keto figura te shquara qe ka vendi jone. Anëtari i Gjykatës së Lartë Z. Artan Broci ka titullin Master në Administrim Publik. Ai ka marrë pjesë në disa Seminare Trajnuese të organizuara si brenda ashtu dhe jashtë vendit nga organizma të ndryshme si Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ABA Ceelli, IBA (International Bar Association; Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, etj. Njëkohësisht, Z. Broci ka ushtruar detyrën e ekspertit pranë disa projekteve të rëndësishme të organizuara nga Ministria e Drejtësisë dhe organizatat ndërkombëtare si OSBE dhe UNICEF. Në vitin 2009 Zotit Broci i është akorduar "Çmimi i Mirënjohjes" nga Transparency International dhe Unicef , për kontributin e dhënë në reformën e drejtësisë për të miturit në Shqipëri Me Dekretin Nr.8123 dt.26.04.2013 të Presidentit të Republikës Z. Artan Broci, emërohet Anëtar i Gjykatës së Lartë.

    Përgjigju
  • Beni: 28/07/2018 02:45

    Si nuk i vjen turp ketij surrati qe ne 28 vite ka rrjepur njerezit me vendime kriminale duke u mbrojtur me emrin e vellait...Si puna e komunisteve qe perdornin emrin e vellait komunist me bo abuzime.

    Përgjigju
    • eni: 30/07/2018 15:51

      Nese ka qelbesire ne sistemin e drejtesise qe eshte pasuruar me gjakun e qytetareve dhe me vjedhje eshte ky Monstra Artan Broci. J’y gjyqtar qelbesire nuk ka lene gje pa bere. Eshte pikerisht ky plehre qe eshte bere barriere ne keshillin e larte Te drejtesise per Te mbrojtur gjyqtaret e korruptuar. Ky plehre ka dhene vendime ne konflikt Te hapur interesi dhe duke vjedhur sic eshte rasti ku ka rrezuar padite e qytetareve Te cilet kishin paditur pronarin e pallatit ku ai kishte marre apartamentin.

  • Qershia mbi torte: 28/07/2018 01:10

    Po si nuk ka turp qe deklaron se eshte i ndershem....Jo me lang se para dy muajsh, i dha te drejte krushkut te vet, Agron Xhekos, duke shlekur ligjin me te dyja kembet...Yyy , bastard shkodre!

    Përgjigju
  • Xhabika: 27/07/2018 21:50

    Asht ba miljoner ky nuk i ban pershtypje. Tesh duhet me fillu me sekiestrimet. Hall i madh asht me t gjyku ky me shkoll 6 mujor plepash. Ja shiti shpirtin drewit por n fyt ka me i met

    Përgjigju
  • Loku: 27/07/2018 18:04

    Po ai kunati jot me ke asht i lidhun. Me grupin ma te rrezikshem ne shqipni. Sa e sa euro ke mor per një gjygj ti. Kallauzi kunati jot ka qen përher.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli