KJV konfirmon në detyrë drejtorin e ShÇBA-së, Muhamet Rrumbullakun

KJV konfirmon në detyrë drejtorin e ShÇBA-së, Muhamet Rrumbullakun

Muhamet Rrumbullaku

Një tjetër zyrtar i policisë ka kaluar me sukses në sitën e vettingut. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë drejtorin e përgjithshëm të ShÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku.

Ai është vlerësuar në 3 shtyllat e vettingut, pasurinë, pastërtia e figurës dhe profesionaliteti ku KJV nuk ka gjetur asnjë problem lidhur me to.

Dy ditë më parë, Rrumbullaku ka dalë përpara këtij komisioni në seancën dëgjimore ku i është kërkuar të shpjegojë një foto me Arben Frrokun, i kërkuar për ekzekutimin e komisarit Dritan Lamaj në 2013.

Rrumbullaku deklaroi se ajo foto është bërë në vitin 2011 dhe pretendon se ka qenë më kolegët dhe me pas ka ardhur Frroku. Subjekti ka pasur takim rastësor me të denuarin dhe nuk u cilësua si kontakt i papërshtatshëm.

Ngjarjet në fjalë kanë ndodhur pas fotos si dhe gjatë seancës dëgjimore nuk u paraqitën dokumentacione të tjera përveç fotos që vërtetonin se Rrumbullaku ka njohje apo kontakte me Frrokun.

Muhamet Rrumbullaku doli i pastër përsa i përket pasurisë ku KJV doli në konkluzionin se disa apartamente dhe prona në zotërim të tij janë të justifikuara nga burime zyrtare.

Gjithashtu ra në sy dhe sasia e madhe e automjeteve që ka pasur Rrumbullaku ku të gjitha ato janë ndërruar gjatë viteve për përdorim personal dhe jo për qëllime përfitimi.

Muhamet Rrumbullaku i rrethuar me të kuq;   Arben Frroku - Personi me këmishë të bardhë pa xhaketë

E.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klodi: 19/11/2020 10:44

    Dmth ky nuk quhet kontakt… si nuk keni turp… merrni njerezit ne qafe per gjera te vogal ndersa keta derrat qe hane e pijne me kriminelin qenkan rastesoreeee…. turp o llesh

    Përgjigju
  • niku: 19/11/2020 10:19

    ka pjerdh vetingu ne polici

    Përgjigju
  • Ela: 19/11/2020 09:37

    Nuk ka veting ne polici,lerini keto jane dokra, besoj se nuk i ve njeri rendesine sic duhet,Policia duhet te pastrohet nga 50 vjec e larte,te gjithe genjejne

    Përgjigju
  • Miku: 19/11/2020 09:34

    Tani Muhamet..je ti ..jam une..dhe Beni na jep parat I japim dhe kryekomisionerir qe te nxorri te paster..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë