Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se e ka lexuar ndryshe vendimin e Komisionit të Venecias ndaj variantit të propozuar nga PD dhe LSI-ja për Vettingun në Politikë.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Basha shpreh mirënjohjen e tij karshi Komisionit të Venecias dhe shkruan më tej se tanimë asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga Vettingu i politikanëve.“Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!”- shkruan në përfundim të statusit të tij Basha.
Postimi i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Sot, Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar sa i takon interpretimit që kërkoi Kuvendi i Shqipërisë, nëse propozimi i opozitës për Vettingun në politikë ishte apo jo në përputhje me parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe me parimet kushtetuese.
Ajo konfirmoi se varianti i propozuar nga PD dhe LSI ka probleme të konsiderueshme sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut si dhe që ky draft është problematik, pasi sipas Komisionit mund të përdoret në mënyrë arbitrare dhe të qëllimshme politike dhe mbi të gjitha nuk është e qartë se kush është autoriteti që do të bëjë kontrollin e politikanëve. (Lexo këtu)
Lul, ik ik ik! Na e bere PD corrap dhe corbe. Po nje redeem ke. Asnje zgjidhje te mencur nuk na jep. Distancou nga Saliu se te ka futur trute e gomar it. Gjithe ajo shkolle qe na thua je bere, Ku e ke?
Përgjigju