TIRANË- Është rrëzuar me 12 vota kundër nga mazhoranca Vettingu në politikë. Votimi u bë në mbledhjen e sotme në Komisionin e Legjislacionit ku edhe u shqyrtua nisma e PD-së për Vettingun.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi u shprehur se mund të bëhen përmirësime nëse nisma shqyrtohet nen për nen.
Gjatë shqyrtimit nen për nen mund të bëjmë përmirësime ligjore. Të miratojmë ndryshimet kushtetuese e më pas të bëjmë ligjin e posaçëm për Vettingun në politikë.
Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së
Ndërsa deputetja socialiste, Vasilika Hysi i ka mëshuar faktit që Komisioni i Venecias ka gjetur problem në propozimin e opozitës.
Venecia e ka gjetur problematik propozimin. Na kanë dhënë leksion se Vettnigu i gjyqtarëve nuk është i njëjtë me atë në politikë. Të mos e miratojmë nismën e PD dhe LSI në seancën plenare.
Vasilika Hysi, deputete e PS-së
Bylykbashi i është përgjigjur fjalës së Hysit duke u shprehur se Komisioni i Venecias tha se qëllimi ishte legjitim, ndërsa gjithë të tjerat janë teknikalitete.
“Të vijojmë dialogun konstruktiv siç edhe na këshillon Komisioni i Venecias për teknikalitetet,”- shtoi Bylykbashi.
Gjatë mbledhjes, edhe deputeti tjetër i PS-së, Ulsi Manja u shpreh se duhet rrëzuar nisma e opozitës lidhur me Vettingun në politikë duke mos harruar që të thumbojë lidhur me djegien e mandateve. (SHIKO KËTU)
Opozita shpëtoi mandatet. Nuk do ketë një dhjetor të dytë. Shqiptarët i mbyllën hesapet me ju. Shyqyr që erdhët sot. Dy seancat e ardhshme ejani e shpëtoni mandatet. Populli ju ka zgjedhur të jeni në parlament.
Ulsi Manja, deputet i PS-së
Dy ditë më parë me anë të një drafti Komisioni i Venecias rrëzoi kërkesën e PD-së për Vettingun në politikë. Në draft thuhet se propozimi është i paqartë, lë hapësirë për përdorim politik me qëllime të njëanshme, si dhe nuk ka të përcaktuar se kush do ta bëjë vettingun e politikanëve. Për më shumë detaje nga drafti (SHIKO KËTU)
Komente


Nenen ku ta kete...
Përgjigjurrezojeni
Përgjigju