TIRANË-Sot në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve në drejtimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa do të shqyrtojnë nismën e opozitës për ndryshimet Kushtetuese për vettingun në politikë.
Në datë 7 shtator, PD depozitoi projektligjin në Kuvend, që synon ndryshimin e Kushtetutës, por shumica e ka kundërshtuar. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka sqaruar 5 rregullat sipas tij për realizimin e vettingut në politikë;
1. Vetingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë kuvendi.
2. Struktura e vetingut do të përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika.
3. Vetingu i politikanëve do të ketë mbikqyrje ndërkombëtare.
4. Vetingu i politikanëve do të jetë krejtësisht i pavarur nga ai i drejtësisë.
5. Vetingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.

Por, kryedemokrati në asnjërën nga pikat nuk përmend vettingun për familjarët e politikanëve. Shumica kërkon që nëse do të bëhet një ligj i tillë duhet që patjetër të përfshijë familjarët, por kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se fillimisht nisma e PD do të dërgohet në Komisionin e Venecias. Ndërkohë që Lulzim Basha e ka kundërshtuar një lëvizje të tillë.
Komente

