Kuvend/ Balla: PD kërkoi pazar për të ndryshuar ligjet e Vettingut. Demokratët: Donim të zbatohej Kushtetuta

TIRANË-Taulant Balla tha sot nga foltorja e Kuvendit se PD kërkoi pazar në nisje të sesionit parlamentar për të ndryshuar ligjet e Vettingut. Kryetari i grupit parlamentar theksoi se maxhoranca iu përgjigj negativisht një oferte të tillë nga opozita e cila sipas tij synon të pengojë ngritjen e Byrosë Kombëare të Hetimit, strukturë e cila do hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në akte korruptive apo dhe kriminale. Deklaratës së Ballës, iu përgjigj PD pak orë më vonë, në një deklaratë për mediat. PD thotë se nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë kurrë pazar me kryeministrin Edi Rama, për Vetting-un. PD thotë se mazhoranca ka kaluar sot, propozimet për Vettingun që sipas PD, demokratët kanë 1 vit që i kërkojnë.

Kur ne nisëm këtë sesion, PD ofroi pazar për ndryshimin e 7 ligjeve. Ne nuk do të bëjmë kurrë pazar për Vettingun e Drejtësisë. PD ka sjellë në Kuvend dy faqe letër dhe synon të pengojë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nuk bëhet Vettingu duke shkuar në hotele. Ata duhet të jenë sot këtu që çojnë përpara reformës në drejtësi. 

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

'Vettingu nuk bëhet nëpër hotele', Balla ironi me Bashën
Kryetari i grupit parlamentar socialist ka komentuar edhe propozimin e opozitës për Vettingun në politikë. Duke u ndalur te bojkoti nga PD dhe LSI, Balla ironizoi se "Vettingu nuk bëhet nëpër hotele", lidhur me mbledhjet që ka zhvilluar opozita paralelisht me Kuvendin në disa qytete të vendit, por duke marrë pjesë në punimet e seancave për të çuar përpara Reformën në Drejtësi. Balla tha se përveç PD, Lulzim Basha ka marrë peng edhe LSI-në.

Këto tre vendime janë konfirmimi më i qartë i faktit se kush e ka bindjen dhe me seriozitet vettingun ne drejtësi. Dhe këtu është dallimi mes nesh dhe të munguarve të sotëm, është mbështetja më e qartë e jona për reformën. Për shkak të mungesës së kryetarit, nuk kishin hotel sot për të shkuar. Sot halli i opozitës është Lulzim Basha. Sot ai jo vetëm ka marr peng partinë e tij, por edhe të Monikës. 

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Balla u ndal edhe te akuzat e opozitës të opozitës dhe ish-komisarit Emiljano Nuhu në adresë të tij, se është kërcënuar me jetë brenda në stacionin e policisë së Fushë Krujës. Ai i kërkoi Prokurorisë të zbardhë nëse ai dhe deputeti i Krujës, Rrahman Rraja kanë qenë apo jo në stacionin e policisë së Fushë Krujës mbrëmjen e pretenduar nga ish-oficeri tashmë në arrati. 

Prokuroria të zbardhë akuzat kemi qenë atje apo jo. Kjo histori do të jetë historia e radhës e trupit të radhës. Luzim Basha është i përfshirë në një shantazhim të deputetëve dhe kryetarit të grupit parlamentar të forcës më të madhe politike, për të cilin e garantoj se nuk shantazhohem kurrë, nga Lulzimi jo e jo, se të shantazhohem nga Lulzimi është turp. PS nxori prova të qarta sesi Lulzim Basha ka shantazhuar bnizneset mnë këmbim të parave për kompaninë e kunatit të tij. Si mund ta besojnë shqiptarët një njeri i cili këtej zotohet se do bëjë Vettingun e oligarkëve dhe pasdite iu merr faturën për kompaninë e vëllait të tij. Do i kërkoja Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Tatimeve të bëjnë publike të dhënat që kemi siguruar. Si ka mundësi që një kompani në dy vite deklaron xhiro mbi 2 mld lekë në vit, më njërin vit paguan tatim-fitim 10%, dhe në vitin tjetër vetëm 2%. A është ky evazion fiskal? U takon autoriteteve. Kryetari i opozitës shantazhon biznesin në këmbim të fitimeve, sot opozita është shantazhuesve e sipërmarrjes së lirë. 

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u vu në qendër të akuzave nga ish-oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu. Ky i fundit u shpreh në një videodenoncim të publikuar nga mediat pranë PD se ishte kërcënuar në zyrë nga të afërm të deputetit socialist Rrahman Rraja, në prani edhe të Taulant Ballës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
“PD kërkoi pazar për ligjet e Vettingut”, demokratët i përgjigjen Ballës: Donim të zbatohej kushtetuta

Partia Demokratike i është përgjigjur sot kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili tha sot se PD kërkoi Pazar pak javë më parë për të ndryshuar ligjet e Vettingut.

Në një deklaratë të shpërndarë në media, selia blu sqaron se mazhoranca ka kaluar sot pa praninë e opozitës një sërë amendamentesh që PD i kishte kërkuar që një vit më parë. PD thekson se nuk ka kërkuar kurrë Pazar me qeverinë për Vetting-un, dhe se platforma e propozuar ka patur si qëllim, vetëm respektimin e kushtetutës.

Deklarata e plotë e PD

PS miraton me një vit vonesë amendamentet e opozitës për të mos iu shkurtuar fondet organeve të vettingut.

Partia Socialiste refuzoi një vit më parë amendamentet e opozitës për të miratuar pa asnjë shkurtim kërkesën e organeve të vettingut për burime njerëzore.

Ishte vendim i Edi Ramës që të shkurtonte me 40 % numrin e këshilltarëve dhe stafit ndihmës të organeve të vettingut.

Sot, një vit më vonë Edi Rama u kthye tek amendamentet e opozitës.

Për të mbuluar faktin se u bë pengesë qëllimisht për funksionimin e shpejtë të organeve të vetingut, nxiti Taulant Ballën të shpifë kundër opozitës.

Qeveria e Edi Ramës nuk mund të mbulojë lidhjet me krimin e organizuar me përbetimet e dashurisë ndaj Reformësn në Drejtësi, zbatimin etë cilës po e vonon prej 2 vjetësh.

Opozita nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë kurrë Pazar me Edi Ramën!

7 pikat e platformës së opozitës kishin për qëllim vetëm zbatimin e Kushtetutes.

Edi Rama nuk e do këtë, sepse është përkrah bandave dhe është armiku kryesor i shtetit ligjor.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona