Vettingu, ONM: Kemi akses në
çdo institucion për verifikime

Vettingu, ONM: Kemi akses në<br />çdo institucion për verifikime
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për figurat që do të kalojë në filtër, që do të bëjnë drejtësinë e re në Shqipëri i është përgjigjur interesit të Report Tv për mënyrën e funksionimit dhe marrjes së informacionit.
 
ONM është pyetur për aksesin në institucionet shqiptare dhe informacionet jashtë vendit, për shembull paratë e transferuara në bankat e huaja, biznese që gjyqtarë e prokurorë mund të kenë jashtë.
 
"Shtojca e Kushtetutës së Shqipërisë, neni 3 B paragrafi ç parashtron se vëzhguesit ndërkombëtarë të vendosur në kuadër të ONM do të kenë akses të menjëhershëm në të gjitha informacionet, njerëzit dhe dokumentet e nevojshme që duhen monitoruar dhe rivlerësuar.
 
Një akse i tillë do të garantohet në të gjitha nivelet dhe fazat. Pra, Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë akses në informacionet e dhëna nga institucionet në Shqipëri në kohën kur kërkesat janë dorëzuar për institucionet shqiptare në mënyrë që të marrin informacionin e duhur në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar
" përgjigjet Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në Tiranë.
 
Genovefa Ruiz Calavera është shefja e strukturës së ONM në Tiranë.


onm

Përgjigja e ONM për Report Tv

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë