Vettingu/ Të hënën përpara KPK-së anëtari i fundit i Gjykatës së Lartë, Medi Bici

Vettingu/ Të hënën përpara KPK-së anëtari i fundit i Gjykatës së Lartë, Medi Bici

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Medi Bici është anëtari i fundit i Gjykatës së Lartë që përballet me procesin e vetingut. Ai është gjithashtu pjesë e listës prioritare për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Seanca dëgjimore me gjyqtarin Bici do të zhvillohet të hënën, ndërkohë që trupi gjykues që ka kryer hetimin administrativ drejtohet nga Xhensila Pine dhe anëtaret Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.

Gjyqtari Medi Bici e ka filluar karrierën në drejtësi në vitin 1994-kur ishte 37 vjeç, pasi është diplomuar jurist nga Fakulteti i Drejtësisë. Në vitin 1993, ai ka punuar si jurist në ndërmarrjen e Qymyrgurit në Valias dhe më pas ka filluar punën si ndihmës-gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Në vitet 1994-2004, Bici ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës, ndërsa gjatë viteve 2004-2010 në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Në maj të vitit 2013 ai u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë me dekret të Presidentit të Republikës, detyrë të cilën e mban edhe sot. Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Bici ka kryer studime pasuniversitare në degën “Shkenca Administrative” në universitetin U.F.O. Në tetor të vitit 2016 ka marrë gradën shkencore Doktor i Shkencave Juridike në të Drejtën Publike nga Fakulteti i Drejtësisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë deri tani kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori si dhe anëtarët Edmond Ismalaj e Ardian Dvorani, ndërsa në proces janë Shkëlzen Selimi dhe Artan Broci. Ndërkohë që janë shkarkuar nga detyra Admir Thanza, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda