TIRANË, 8 nëntor/ATSH-Zina Tosku/.-  Të rinjtë janë të "varur" pas rrjeteve sociale krahasuar me leximin e librave.
Sipas një vëzhgimi të kryer nga ATSH-ja, pjesa më e madhe e të rinjve,  kanë krijuar varësi ndaj rrjeteve sociale duke hequr vëmëndjen e tyre nga bota e "librave", pasi për tu bërë të dukshëm apo për të qënë "trendy" duhet të qëndrosh online me të rejat në fundit që vijnë nga rrjetet sociale.
Leximi për shumëkënd nuk është vetëm një çelës që të çon drejt një suksesi akademik, por dhe mbi të gjitha përbën një nga burimet më të mëdha të kënaqësisë që mund të përjetojë një qenie njerëzore.
E megjithatë, shumë të rinj e kanë shumë të vështirë që ta lidhin aktin e të lexuarit me kënaqësinë, në epokën e "internetit".
Rrjetet sociale përdoren jo vetëm gjatë kohës së lirë por edhe në praninë e njerëzve të tjerë, në autobuz, në kafe, në takime të rëndësishme etj.
Sipas disa intervistave të kryera me disa të rinj të moshës 18-27, pjesa më e madhe e tyre i shohin rrjetet sociale si një ndër mënyrat për të qënë në "modë" apo pjesë e teknologjisë.
Silva 19 vjeç shprehet se "rrjetet sociale e sidomos facebook apo instagram më bëjnë të mos mërzitem, apo të mar informacione si dhe të mund të shpreh botën time të brëndshme".
Ndërsa për Emanuelën 22 vjeç,  rrjetet sociale përbëjnë një rrugë për të komunikuar me miqtë, të afërmit apo për tu bërë pjesë e forumeve të ndryshme rinore.
Maria, studente në Fakultetin Ekonomik tha se "për mua të jesh pjesë e rrjeteve sociale është e rëndësishme pasi duhet të qëndroj në koherencë me moshatarët e mi.  Por meqënëse une studioj për administrim biznes, për mua rrjetet sociale qëndrojnë në plan të dytë pasi atë që më ofron leximi nuk ma ofron facebook apo instagram".
Në kuadër të mënyrës sesi të rinjtë shprehin botën e tyre të brëndshme nëpërmjet rrjeteve sociale si dhe ndikimit positive të tyre, u vjen në ndihmë dhe një studim i kryer nga Universiteti i Cornell, në Britani.
Sipas këtij studimi, studentet qe kishin përdorur facebook-un dhe kishin përditësuar statuset e tyre, ndjeheshin me mire dhe ishin me humor me te mire krahasuar me ata qe nuk e kishin perdorur fare. Sipas studiuesve, perditesimi i statuseve apo postimet, nxisin konfidencen, besimin dhe stimen per vetveten.
Ne Britani u morën për studim përdorues të facebook, me moshë nga 21-29 vjec. Rezultati? Facebook ndihmonte në forcimin e marrëdhënieve midis miqve. Si mesazhet private (inbox) apo "Wall post", i jepnin mundesi përdoruesve të besojnë tek miqtë e tyre, ti rikthehen kujtimeve të vjetra e të qeshin me zë të lartë.
"Të rinjtë sidomos djemtë nuk arrijnë që ta rrokin dot konceptin se libri është edhe kënaqësi", thotë një psikolog britanik.
Sipas tij, leximi duhet nisur që në vogëli dhe me kalimin e viteve duhet shtuar pak nga pak dhe në këtë mes një rol shumë të rëndësishëm kanë pa dyshim prindërit.
Dhe të lexosh nuk mjafton vetëm të dish germat. Sigurisht që në epokën e internetit është shumë e vështirë që t'i motivosh fëmijët që të bëhen lexues të rregullt dhe të ndiejnë kënaqësi prej librit. Kjo sepse pjesën më të madhe të kohës së lirë ata e kalojnë online dhe para ekranit të televizorit.
Të gjëndur mes rrjeteve sociale dhe leximit të librave, Psikologja dhe Punonjësja Sociale, Loreta Kruja shpjegon për ATSH-në se të rinjtë dhe adoleshentët i keqpërdorin rrjetet sociale, duke mos përvetësuar dije prej tyre, por duke ndjekur modele te gabuara sjellje.
-Çfarë përzgjedh pjesa më e madhe e të rinjtë dhe adoleshentëve, rrjetet sociale apo leximin e e librave?
Pjesa më e madhe e të rinjve, adoleshentëve dhe tanimë edhe nje pjesë e fëmijevë përgjedhin rrjetet sociale, duke lënë pas dore pjesën e domosdoshme të leximit të librave.
Zgjedhja e rrjeteve sociale bëhet për shkak të dinamikës së jetës. Kur adoleshentët i shohin këto rrjete si një mënyrë për të kaluar kohën, në këtë moment ata pasqyrojnë dhe pjesë të persoanlitetit të tyre duke veten në forume, statuse, foto, pastime etj. Kjo padyshim lidhet me faktorë psiko-socialë dhe ekonomikë pasi vetë ritmi i jetës bën që struktura e familjes të neglizhojë kundrejt një fëmije, të riu apo adoleshent duke i krjuar një boshllek këtij të fundit. Ky boshllëk i favorizon të kapen fuqishëm pas rrjeteve sociale dhe krijuar një psikologji në mëndjet e tyre, duke vënë indeksin e barazisë së jetës reale dhe asaj virtuale.
Pse është zbehur tendenca për të lexuar libra dhe a përbën kjo një problem për shoqërinë?
Interesi per librin eshte zbehur ndjeshëm për shumë faktorë. Së pari, duke nisur nga struktura kryesore e familjes, pasi ky është ambjenti ku duhet patjetër të "imponohet" kultura e të lexuarit. Duke vijuar më tej me ambjentin e shkollës, i cili është kthyer në një ambjent favorizues për përdorimin e rrjeteve sociale. Kjo shkakton tek të rinjtë tendencën për të mos i krijuar gjërat vete, por duke i gjetur të gatshme. Në këtë menyrë është krijuar psikoza tek të rinjtë që libri të mos jetë miku i tyre më besnik. Sigurisht që zbehja e leximit përbën problem, pasi atë cka të ofron libri nuk mund ta përfitosh duke qëndruar online terë kohën në rrjetet sociale. Për tu arsimuar dhe për tu rritur në karrierë duhet të përdorësh rrjetet sociale në mënyrën e duhur, pa lënë prapa leximin e librave. 
-Çfarë ndodh në mëndjen e një adoleshenti/të riu që poston një foto, koment apo status?
Facebook, është bërë kryefjala ndër rrjetet sociale dhe kjo ndikon dretpërdrejt sidomos tek një adoleshent pasi është në përiudhën e pubertetit. Impakti psikologjik është i konsiderueshëm tek ata. Për hir të modeleve që ata shohin, krijojnë dhe marrëdhenit me shokët/shoqet, komunikimin, veprimin etj. Duke iu referuar rasteve të krimit, të marrëdhënive seksuale në moshë të hershme apo komunikimin me njerëzit, veshjet vijnë si pasojë e dyzimit të përsnalitetit që krijohen nga këto rrjete sociale.
Nëpërmjet fotove krijohet nje dyzim personaliteti, sepse postimi dhe like që mund të jepët në një jepet ne nje postim, bë që tëk një adoleshent të krijohet një vetvlersim i lartë tek ata, porn ë momentin që i kthehen realitetit bien në kontraditë. Kjo përplasje vë në dilemë personalitetin e tyre.
Në rastet kur adoleshentët rregullojnë fotot e tyre më efekte, në këtë mëyrë ata krijojnë një modël që asaj cka do dëshironin të ishin realisht dhe kur i kthehen jetës reale dhe nuk gjejnë mbështetje në këtë të fundit, ndërmarrin veprime të papërshtatshme apo shfaqin komunik agresiv. Një tjetër rast përbëjnë edhe tendencat e të rinjtë për veprime ekstremiste si vetvrasja që vjen sigurisht nga ky dyzimi i personalitetit që krijohet tek ata. Ndaj është shumë e rëndësishme të shtohen numri i punonjesve sociale dhe psikologë për shkolla, kopshte dhe institucione të ndryshme. 
-A të lë teknologjia vetëm?
Tek përdoruesit e rrjeteve sociale zakonisht vihet re ankesa e tyre kundrejt mungesës së kohës për të realizuar gjëra apo takuar miq. Kjo bën që të harrojmë njerëzit që duam më shumë dhe të ankohemi që nuk kemi kohë, ndërkohë që pjesën më të madhe të kohës e harxhojmë në mënyrë të vazhdueshme në rrjtet sociale. Nuk mund të them që rrjetet sociale të izolojnë, por varësia ndaj tyre është e madhe. 
-Çfarë këshille ju  jepni të rinjve të sotëm?
Une besoj se duke lexuar një liber bota e nje adoleshenti apo të riu mund të ndihmojë në ndryshimin e psikologjisë së tij. Ndaj është shumë e rëndësishme të theksojmë bashkpunimin mes tre hallkave, familje-shkollë-komunitet. Media gjithashtu duhet të kontribuojë në promovimin e leximit të librit. Nga familja duhet të nisë kujdesja ndaj sjelljes së një të riu, nga të rinjtë duhet të nisë kuptimi i menaxhimit të kohës dhe sigurisht të jesh pjesë e jetës dinamike do të thotë të jesh përdorues i rrjeteve sociale por duke vënë në plan të parë dijen që të jep leximi i një libri, i vlefshëm për tëre jetën./ATSH/