Vëzhgimi i Report Tv/ Korsia e ambulancave në Vlorë kthehet në parkim! Zjarrfikësja s’kalon te ‘Hajro Çakërri’

Kjo është rruga “Ali Demi” që të çon drejt spitalit rajonal në Vlorë, ku trafiku është gjithnjë i rënduar e për pasojë mbeten të bllokuara ambulancat e zjarrfikëset. 

Qytetarët thonë se korsia e emergjencës edhe pse është ndërtuar vite më parë asnjëherë nuk është vënë në funksion dhe sot shërben si parkim makinash.

“Është rruga me e keqe në Vlorë. Kjo korsi u bë për ambulanca por nuk qarkullon dot këtu. As zjarrfikësja s’kalon. Trafiku më i madh këtu është”. Kjo korsi është bërë për urgjencën, por një herë kaloi ambulance mori para një grua. Kjo çdo gjë mund të jetë, por vetëm për urgjencë jo. Kur u ndërtua thanë do jetë për ambulancat por sot parkojnë makinat private ”, thanë banorët.

Report Tv vëzhgoi dhe zona të tjera të Vlorës, siç është lagjia “Hajro Çakeri” me rrugica tejet të ngushta.

Këtu mbeti e bllokuar zjarrfikësja dy ditë më parë.

“Po ka shumë vështirësi këtu. Janë shtëpi të vjetra e rrugica të ngushta. Nuk hyn dot ambulanca as zjarrfikësja”, tha një banor.

Shefi i Shërbimit Zjarrfikës ashtu si qytetarët kërkon zgjidhje nga bashkia e Vlorës për zgjerimin e rrugicave. Ndërsa Policia Rrugore duhet të marrë masa për zhbllokimin e trafikut nga parkimet dyshe.

“Shërbimi zjarrfikës e ka të përcaktuar qartë se brenda qytetit duhet të mbërrijë në vendngjarje brenda 8 minutave. Vonesa nuk varet nga shërbimi zjarrfikës, por nga rrugët të bllokuara. Zakonisht hasim në vështirësi sepse ka ngushtime dhe parkime të gabuara. Përpos mjeteve të mëdha, duhen dhe mjete të vogla për shërbimin zjarrfikës. Ne kemi vështirësi në këto lagje dhe s’mund të afrohemi. Shërbimi zjarrfikës duhet të ketë mjete më të mira për të shmangur pasojat. Po kështu dhe pajisje dhe personel të specializuar”, tha  Shefi i shërbimit zjarrfikës në Vlorë, Luan Kapaj.

Lagjet më problematike në Vlorë për lëvizjen e zjarrfikëseve janë “Partizani”, “Tophana”, “Karabash”, “Hajro Çakeri” dhe rruga “Rilindja”.

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/10/2023 01:06

    Lereni Vloren se nuk i ardhur rradha,fillojeni me Tiranen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi