TIRANË- Në kryqëzimin pranë ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, njeri semafor lejon kalimin njëherësh për mjete e kalimtarë. Pavarësisht vizave të bardha, hapja e semaforit shkakton kaos këmbësorë e makina bashkë.
Ngjashëm me zonën tek Stancioni i Trenit është kryqëzimi në “Misto Mame” dhe rrethrrotullimi tek Komuna e Parisit.
“Janë aksi i Bulevardit të Ri që është bërë tashmë, pjesa nga bulevardi deri në Don Bosko, komplet Unaza e Mesme për ne konsiderohet njollë e rrezikshme sepse ka shumë ndërprerje korsish, rrymash dhe ka kalim këmbësorësh.”, tha Baka.
Qytetarët bëjnë përgjegjës për aksidentet brenda qytetit, përveç drejtuesve të mjeteve, edhe mungesën e sinjalistikës.
“Problemi janë vizat e bardha. Ja, nuk kalohet dot se ka edhe makina kur ndizet jeshilja”, thonë qytetarët.
Specialist i menaxhimit të trafikut urban në Policinë Rrugore, Gerhard Baka, tregon edhe për Rrugën e Kavajës, ku foshnja me dy prindërit u përplasën nga një Benz në drejtimin e të cilit ishte Ajas Sulejmani.
“Nga ana jonë ka prezencë të shtuar pasi ka shumë fluks lëvizje, si në hyrje dhe në dalje. Ka një proporcion të zhdrejtë të aksidenteve”, vijon Baka.
Automjetet luksoze me targa të huaja janë kthyer në shqetësim për metropolin.
“Pa frikë mund të them që nga 1 janari mund të jenë nga 200 deri në 300 mjete që janë shoqëruar dhe janë verifikuar dhe janë ndëshkuar disa nga këto, pasi jo të gjitha janë në kundërshtim me Kodin Rrugor, kanë marrë masën që u takon”, deklaron Baka.
Por megjithatë për ekspertin ka përmirësim të situatës krahasuar me vitet e kaluara.
“Për ne është pozitive, rritet numri i automjeteve në qarkullim dhe ulet numri i aksidenteve”, përfundon Baka.
Të dielën në Rrugën e Kavajës, një automjet “G Class” përplasi në viza të bardha çiftin e bashkëshortëve Vilma e Arjan Konomi, bashkë me fëmijën e tyre tre muajsh. Çifti pësoi politraumë kurse vajza shpëtoi mrekullisht.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Policia i ‘kap mat’ në tavolinën e pokerit, 29 të arrestuar në Tiranë! 1 në kërkim, sekuestrohen para (EMRAT)
23 Nëntor, 09:43
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Tiranë/ Policia po zhvillon operacion kundër lojërave të fatit, kapen disa persona
22 Nëntor, 21:19
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor, 21:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30
-
Gruas i duhet të pastrojë vetë pusetën për të shpëtuar nga përmbytja! Shikoni videon tek 'Myslym Shyri' në Tiranë (VIDEO)
22 Nëntor, 18:23
-
Tiranë/ Plagosja e 20-vjeçarit në 'Qytetin Studenti', arrestohet 19-vjeçari nga Kamza! Nën hetim edhe personi që i shiti thikën
22 Nëntor, 15:46
-
Vrasja e Klaudio Prendit/ Ishte në kafe me 3 policë, njëri ndoqi mjetin e autorëve pas ekzekutimit! Vrasësit me 'Audi A4' vëzhguan zonën para krimit
22 Nëntor, 10:47
-
Vrasja e Martinit, 'arrest me burg' 14 vjeçarit, gjyqi mbahet në spital! I mituri s'tregon ku fshehu thikën: S'mbaj mend çfarë ndodhi! Hetohet kush e ndihmoi
22 Nëntor, 09:36
/ALFONS/,jep targen e makines qe polici e parkon kundravajtje!
PërgjigjuHajde nja 30 min te rruga sitki cico tek shkolla niket dardani ne tirane,jo vetem qe se respekton njeri aksin me nje kalim por hyjne makinat tere diten kundratabele por dhe nje polic qarkullimi i tiranes e parkon makinen kundravajtje ne kthese se ka shtepine aty dhe vendos kapelen dhe jelekun e policise rrugore ne xham qe koleget mos ta gjobisin,duke u bere njekohesisht burim aksidenti.
PërgjigjuTrafiku brenda qytetit eshte skandaloz mbasi shoferat vetem gas dine ti japin makines duke shkelur rregullat e qarkullimit nuk ka radare brenda qytetit ku rreziku eshte me i madh para policit makina kalon me shpejtesi dhe nuk merret mase se nuk ka radar per te pare shpejtesin semofore duhen rregulluar qe mos kaloj dhe kembesori dhe makina ne nje kohe shume shofer nuk i njohin vizat e bardha
Përgjigju