VËZHGIMI/ Ligj në 'letër'! Fëmijët blejnë ende pije energjike pranë shkollave

Një ligj me rëndësi u miratua në tetor të viti 2018, i cili ndalon tregtimin dhe ofrimin e pijeve energjike dhe të gazuara, për të gjithë personat nën moshën 18 vjeç, jo vetëm në ambientet pranë shkollave, por edhe në restorante, dyqane apo markete të ndryshme. Për të gjithë personat që veprojnë në kundërshtim me ligjin, ka sanksione që variojnë 10-30 mijë lekë, në varësi të vendit ku ofrohet.

Ndryshimet që iu bën ligjit për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi alkoolit, duke shtuar dhe ndalimin e pijeve të gazuara u bë për parandalimin e pasojave shëndetësore nga konsumi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, duke ndaluar jo vetëm përdorimin e tyre por duke kufizuar njëkohësisht dhe marketingun.

7 muaj pas miratimit të ligjit asgjë nuk ka ndryshuar.

Report T ka bërë një vëzhgim, ku ka konstatuar se të miturit mund të blejnë lehtësisht pije të gazuara në marketet dhe dyqanet pranë shkollave.

Pas miratimit të ligjit në Kuvend, prindërit të pyetur nga Report Tv e kanë mirëpritur këtë vendim pasi konsumimi i pijeve të gazuara nga fëmijët e tyre shpesh ishte i pashmangshëm duke qenë se mund ti merrnin në marketet pranë shkollave.

Por fëmijët,e  sidomos më të vegjlit vazhdojnë të konsumojnë pije të gazuara në cdo ambient duke mos u penguar nga askush. 

Në një studim të kryer nga OBSH 14%të rinjve nga mosha 11-15 vjeç konsumojnë pije energjike 2-4 herë në javë, ndërsa 5% janë konsumatorë të përditshëm.

Pijet e gazuara janë burimi kryesor i sheqernave të shtuara, të dendura me kalori dhe sasi të vogla lëndësh ushqyese. Kjo rrezikon obezitet, karies dentar, diabet, pubertet të hershëm dhe sjellje agresive, si te fëmijët dhe adoleshentët.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 02/05/2019 22:08

    Sa gjynof, sikur that qe do I dërrmoni bajgat qe ua shesin apo e bot sa per fushat?!

    Përgjigju
  • Goni: 02/05/2019 16:40

    Shtet prej letre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë