Sa e vështirë është për një oficer policie puna në terren?
"Besoj të gjithë qytetarët i kanë të qarta vështirësitë dhe rrethanat në të cilat shërben një oficer i Policisë Rrugore në Tiranë. Duhet kuptuar stresi, trysnia dhe pressioni i vështirë që ka policia në parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën e njerëzve. shpresoj që në fund të këtij vëzhgimi të na mirëkuptoni për vështirësitë e policisë rrugore në Tiranë", shprehet Taulant Gjoka.
Makina që bllokojnë rrugën, automjete që futen në kundravajtje, këmbësorë që kalojnë ku të munden, apo urbanë që ndotin, ishin disa nga problemet për qarkullimin në Tiranë. Por për çdo rast Policia Rrugore gjobit ose këshillon shoferët. Ka dhe nga ata drejtues mjetesh që shkelin në mënyrë flagrante Kodin Rrugor, duke u futur në kundravajtje te mbikalimi pranë Pallatit me Shigjeta.
Edhe këmbësorët zgjedhin të kalojnë në mes të rrugës dhe jo tek vijat e bardha. Gjatë vëzhgimit në Tiranë ka edhe urbanë që ndotin ambjentin dhe që ndalohen nga Policia Rrugore. Ky është urbani I Institutit që lëshon një “re tymi” në rrugën “Dritan Hoxha”.
Taulant Gjoka shprehet se oficerët e Policisë rrugore përballen me situatea të vështira dhe ka një këshillë për shoferët dhe këmbësorët në Tiranë.
Pavarisht masave të Policisë duket se shoferët dhe këmbësorët të ndërgjegjësohen për të respektuar rregullat. Vetëm në këtë mënyrë shmangen aksidentet me pasojë, siç ishte rasti I një gruaje ditën e premte, e cila humbi jetën pasi nuk kaloi tek vijat e bardha, ndërkohë që edhe shoferi ecte me shpejtësi.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO








