Vëzhgimi /Qytetarët s'respektojnë
semaforin, kalojnë me të kuq

Vëzhgimi /Qytetarët s'respektojnë<br />semaforin, kalojnë me të kuq
TIRANE - Qytetarët shpesh zgjedhin të kalojnë jo tek vijat e bardha, madje rrezikojnë edhe jetën e tyre duke vrapuar në rrugë.

Sipas Policisë së Tiranës, brenda një jave në kryeqytet ndodhin mesatrisht 3 aksidente, ku në pjesën më të madhe fajtor janë këmbësorët.

Qytetarët edhe duke folur në telefon kalojnë qetësisht rrugën, ndërkohë që semafori për këmbësorit është i kuq.

Qytetarët shprehen se edhe vetë ata shkelin rregullat duke kaluar semaforin me të kuq.

Një problem në Tiranë janë edhe semaforët.
Qytetarët shpesh detyrohen të jenë të kujdesshëm në mënyrë që të mos përplasen nga makinat, siç është edhe rasti i këtij çifti të moshuarish.

Por edhe në këtë kryqëzim nuk mungojnë qytetarët të cilët kalojnë me semafor të kuq.

Pavarësisht masave dhe ndërgjëgjësimit që ka ndërmarrë Policia e Tiranës, sërish qytetarët janë të gatshëm të respektojnë semaforin kur janë në shofer, por jo kur janë këmbësor.

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Veliaj vizitë dy ditore në Paris, do të pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo

Veliaj vizitë dy ditore në Paris, do të pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo