Vëzhguesi i PD-së në Korçë godet me karrige në kokë simpatizantët e PS-së, flet çifti i bashkëshortëve: Ishin djemtë e kryeplakut

Një incident ka ndodhur në shkollën ‘1 Maji’ në qendrën e votimit në fshatin Vashtmi, qarku Korçë. Sipas burimeve për Report Tv, ka qenë çift bashkëshortëve Avdolli, të cilët kanë kërkuar të votojnë familjarisht.

Në këtë moment ka ndërhyrë vëzhguesi i PD-së Drini Qyllalli. Fillimisht konflikti ka qenë verbal dhe më pas ka agravuar deri në përdorimin e dhunës. Vëzhguesi ka goditur me karrige në kokë çiftin e bashkëshortëve të cilët kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar drejt spitalit të Korçës.

‘Ata më goditën. Do të votonte nëna dhe nuk e lejuan në atë moment dhe e shtynë plakën e goditën. Janë dy vëllezër, djemtë e kryeplakut.’- thanë çifti i bashkëshortëve Avdolli.

Në një prononcim për mediat, sekretari i Qendrës së Votimit, në shkollën ‘1 Maji’ në fshatin Vashtmi, Edmond Vincani, tha se vëzhguesi i PD-së nuk i lejoi që të votonin familjarisht pasi këtë nuk e lejon ligji. Ai tha se ato protestuan më dhunë, dhe më pas u konfliktuan më vëzhguesin e PD-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:56
Përplasja në Korçë, flet sekretari i QV-së: Erdhën që të votonin familjarisht, vëzhguesi i PD-së i kundërshtoi dhe më pas u konfliktuan

Në një prononcim për mediat, sekretari i Qendrës së Votimit, në shkollën ‘1 Maji’ në fshatin Vashtmi, Edmond Vincani, ka folur për incident ku çifti i bashkëshortëve Avdolli, simpatizantë të PS-së, u goditën me karrige nga vëzhguesi i PD-së, Drini Qyllalli.

Edmond Vincani tha se vëzhguesi i PD-së nuk i lejoi që të votonin familjarisht pasi këtë nuk e lejon ligji. Ai tha se ato protestuan më dhunë, dhe më pas u konfliktuan më vëzhguesin e PD-së.

‘Erdhën disa familjarë për të votuar familjarisht, përfaqësuesi i PD-së i kundërshtoi, pasi nuk e lejon ligji. Ato protestuan me dhunë dhe u konfliktuan me vëzhguesin e PD-së. Pas kësaj në rrëmujë e sipër kanë dalë në korridor. Eqerem Avdolli dhe ishte me bashkëshorten. Kërkonin që të votonin familjarisht. Procesi nuk është ndërprerë vazhdon.’- tha Vincani.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gysi: 25/04/2021 17:29

    Denim me 2 vite burg dhe 5 milion leke demshperblim keshtu gjykatat i kthejne besimin njerezve

    Përgjigju
  • Like: 25/04/2021 17:10

    Si mundet te lihen njerez te tille violente si vezhgues, keta duhen cuar perpara drejtesise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter