Vëzhguesit Vendorë: Veprimtaria
e KQZ me 4 anëtarë, e paplotë

TIRANË – Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka publikuar sot raportin e dytë të tij për periudhën 15 mars – 23 maj 2013 lidhur me fushatën zgjedhore dhe veçanrisht rolin e KQZ-së në të. Tre përfaqësuesit e organizatave drejtuese, Gerta Meta,  drejtore Ekzekutive e SHKD-së, Rajmonda Prifti, drejtore Ekzekutive e SHPGF-së dhe Premto Gogo, president i KRIIK Albania thanë se ky koalicion e ka shqyrtuar dhe trajtuar çështjen e KQZ-së.

Gogo tha: "Megjithëse KQZ-ja është duke u mbledhur me katër anëtarë, veprimtaria e saj është e paplotë, tha Goga, duke iu referuar miratimit të shumë akteve, që janë vonuar apo përforimit të tekonologjive të reja, ku vërehet konfuzion. Lidhur me grupet e numërimit, KQZ-ja nuk ka miratuar ende aktet përkatëse; procesi i pastrimit të listave nuk është respektuar; partitë politike nuk kanë respektuar kuotat gjinore e përveç përdorimit të administratës dhe fëmijëve në fushatë, ka pasur edhe incidente".

REKOMANDIMET E KVV PER T'I PARAPRIRE DITES SE ZGJEDHJEVE
 
Rekomandimet e KVV-së i lexoi Meta, e cila tha: "Lidhur me KQZ-në, nga KVV-ja  rezulton se institucioni është monitoruar në mënyrë aktive. KQZ duhet të jetë e vëmendshme në mbikqyrjen e fushatës, veçanrisht në përdorimin e resurseve të administratës; KQZ-ja të jetë e vëmendshme lidhur me aktet e nxjerra më përpara prej saj; për të gjitha subjektet zgjedhore që e nisën fushatën para kohe, duhet të marrë masa për shkeljen e ligjit.

Gjithashtu, është shumë e rëndësishme për KQZ-në të marrë masa për përdorimin e sistemit të numërimit dhe përdorimit të kartave të identitetit; të marrë masa për trainimin e punonjësve të qëndrave të votimit dhe të miratojë sa më parë vendet e numërimit të votave.

Raimonda Prifti, bashkëdrejtuese Koalicionit, nga ana e saj u shpren: "Partitë politike të nënshkruajnë Kodin e Etikës dhe të angazhohen publikisht për respektimin e tij; të përdorin një fushatë zgjedhore të qytetëruar; të ndalohet përdorimi i administratës qoftë në nivel qëndror apo vendor; të ndalohet pjesëmarrja e fëmijëve, qoftë edhe në sfondin e fushatës; partitë politike duhet të përdorin një gjuhë sa më korrekte dhe të respektojnë median, në marrëdhënie korrekte; KVV inkurajon të gjithë partitë që të nxisin aktivizimin e grave dhe pjesëmarrjen e tyre në fushatë; KVV inkurajon gratë të marrin pjesë aktive në fushatë; KVV nxit mediat të mos tradhtojnë besimin e publikut duke transmetuar të vërtetën dhe të mos bëhen pjesë e fabrikimeve të stafeve të partive politike",- përfundoi Prifti.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës