TIRANE - Ilaçi ‘Lybrido’, i cili për momentin është në fazën e testimit, tani për tani ka treguar rezultate të mrekullueshme në stimulimin e libidos së femrave dhe në lehtësimin e orgazmës, pohojnë shkencëtarët nga kompania holandeze farmaceutike, “Emotional Brain”.

‘Lybrido’ është kombinim i testosteronit dhe viagrës, për nga pamja është më i vogël se aspirina, kurse mbulesa e saj ka shije mente.

“Falë rezultateve të shkëlqyeshme të testimit në 200 femra, ilaçi universal për libidon femërore do të duhet të dalë në treg për tre vjet” – ka thënë krijuesi i pilulës magjike, Adrian Tuitan.

Derisa vitin e kaluar shitja e viagrës, ilaçit për potencën e meshkujve, ka tejkaluar vlerën prej 1,7 miliardë eurosh, shkencëtarët ka kohë që janë duke punuar në një ilaç, që do të ishte efikas te femrat.

Përkundër kritikave, se pilula e re do t’i bëjë femrat të çmendura pas seksit, Tuitan thotë se ajo më së shumti do të përdoret nga femrat e martuara, të cilave seksi u është bërë rutinë.

Shkrimi u botua sot Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)