Victoria ka performuar në këtë fundjavë në Channel 4 përgjatë showt X-Factor.
26-vjeçarja ka realizuar një video 6 minutëshe në të cilën sjell një mesazh ndryshe për njerëzit me aftësi të kufizuara përballë popullit britanik dhe më gjerë.
Videoja ka kapur 8 milionë klikime dhe në të shihet këngëtarja e veshur me “body” në ngjyrë të zezë dhe njërën këmbë të përshtatur me një plastikë të zezë me majë në fund ose protezë.
Kjo video ka kushtuar 200,000$ për realizimin e saj.
Ajo ka kryer 15 operacione për shërimin e këmbës deri sa doktorët vendosën që e vetmja mënyrë që vajza të jetonte e qetë dhe pa dhimbje ishta që ta prisnin fare atë.
Vajza shprehet se ka pasur gjithmonë me vete mbështetjen e prindërve, por bota jashtë ishte tepër e egër dhe nuk kurseheshin që ta quanin fëmijë me aftësi të kufizuara.
Në moshën 16-vjeçarje ka eksperimentuar me gjërat që mund dhe që pëlqente të bënte si arti i modës, muzikës dhe jeta e klabeve.
Tashmë ajo është një këngëtare e talentuar dhe jo e mëshiruar.
E vetmja gjë që kërkon Victoria është që të jetë frymëzim për të gjithë të tjerët që u mungon diçka nga trupi i tyre.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)