Arturo Vidal dhe Barcelona po shkojnë drejt një divorci të panegociueshëm. Futbollisti kialian ka hedhur në gjyq Barcelonën për disa bonuse që sipas tij i takojnë në bazë të paraqitjeve, ndërsa nga ana e klubit katalanas janë dhënë vetëm gjysmat.
Gjithsesi duke iu referuar shtypit spanjoll thuhet se kjo është një lëvizje që futbollisti në janar t’I bashkohet Interit, klubit që e ka kërkuar prej kohësh.
Ndërkohë sipas shtypit italian për Vidal në garë është futur edhe Juventusi. Me shumë mundësi do të ketë një tjetër betejë Marota-Paratici, ashtu si në rastin e Lukaku-t.

Komente

