Barcelona humbi 3-5 me Villarrealin në një ndeshje "të çmendur", me përmbysje dhe ripërmbysje. Dueli në "Lluis Campanys" u zhbllokua në të 41 minutë nga miqtë, që morën epërsinë me Morenon. Sërish Villarreal në të 54 minutë shënoi për 0-2 me Akhmatch. Kur u duk se Barça ishe e thyer, katalanasit u zgjuan dhe në harkun e 11 minutave shënuan tre herë duke përmbysur sfidën në 3-2 me Gundogan në të 60', Pedri në të 68' dhe autogolin e Baillyt në të 71 minutë.
Fundi i ndeshjes ishte dramatik për Xavin dhe të tijtë, që pësuan tre gola të tjerë. Guedes në minutën e 84, Sorloth në të 99 minutë dhe Morales në 90+11 i dërguan shifrat në 3-5.
Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, Barça pëson një tjetër humbje dhe me 44 pikë mbetet në vendin e tretë, dhjetë pikë pas Real Madridit kryesues. Duket se pozitat e Xavit janë lëkundur në stolin katalanas.