Real Madrid dhe Valencia barazuan 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës, me Galaktikët e Ancelottit që kalojnë në finale pas penalltive. 4-3 fituan madrilenët nga pika e bardhë e penalltive, me Comert dhe Gaya që gabuan te Valencia.
Në Riad të Arabisë Saudite, ndeshja u zhbllokua nga Benzema në minutën e 39, ndërsa Lino barazoi në fillim të pjesës së dytë. Megjithë shumë raste, 90 minutat dhe shtesa me 30 minuta u mbyll 1-1.
Pas shtesës, nga penalltitë më të saktë u treguan madrilenët që fituan 4-3. Modric, Benzema, Kroos dhe Asensio shënuan për Real Madrid, teksa nesër luhet gjysmëfinalja e dytë mes Betis dhe Barcelonës. Finalja luhet të diel në Arabinë Saudite.