Atletico Madrid komandon La Ligan në Spanjë dhe lë pas Real Madridin dhe Barcelonën. Skuadra e Diego Simeones shënoi këtë të diel fitoren e 14-të radhazi në të gjitha kompeticionet duke treguar momentin e mirë.
Në "Metropolitano" vendasit iu falën golit të Julian Alvarez dhe mposhtën 1-0 Osasunën, teksa pas javës së 19-të në La Liga e shohin veten në krye të renditjes.
Përballja nuk ishte e lehtë për "Los Colchoneros", por pas një këmbëngulje në minutën e 55-të ekipi i Atl. Madrid u shpërblye me golin e sulmuesit argjentinas, i blerë verën e 2024 nga Man. City.
Kështu, me 44 pikë Atletico mban kreun duke lënë pas Real Madridin me një pikë më pak dhe Barcelonën (38 pikë).