VIDEO/ 2 gola në 'Arechi', Salernitana dhe Torino ndajnë pikët në Serie A

VIDEO/ 2 gola në 'Arechi', Salernitana dhe Torino ndajnë pikët në Serie A

Festa e Torinos

Në stadiumin "Arechi" në Salerno, vendasit e Salernitanës barazuan 1-1 me Torinon. Ndeshja e javës së 17-të nisi me raste dhe aksione të rrjedhshme, teksa Ochoa dhe Savic në portat respektive treguan cilësitë e tyre. Do duhej minuta e 36 që Sanabria me kokë të shënonte për "Toron" pas asistit të Lazaro. Me nisjen e pjesës së dytë, vendasit barazuan me një gol fantastik të Vilhena. Të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë në këtë duel, teksa Salernitana me 18 pikë mban vendin e 13-të, ndërsa Torino në vendin e 10-të me 23 pikë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Napoli bën detyrën në transfertë dhe kryeson Serie A, Milan dramë kundër Romës! Lazio barazon 2-2 në 'Olimpico'


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë