VIDEO/ 24 vite pa finale, Manchester United fiton me Newcastle dhe merr trofeun e Kupës së Anglisë

VIDEO/ 24 vite pa finale, Manchester United fiton me Newcastle dhe merr trofeun e Kupës së Anglisë

Trajneri i United, ten Haag feston suksesin në finale

Manchester United mposhti 2-0 Newcastle në finalen e Carabao Cup (Kupa e Ligës), me djemtë e ten Haag që marrin trofeun e parë sezonal. Në "Wembley" United iu fal golave të Casemiros dhe autogolit të Botman për të bërë që ten Haag të ngrejë trofeun e parë me "Djajtë e Kuq".

Ndeshja u hap nga Casemiro në minutën e 33-të, me brazilianin që shënoi pas asistit të Shaw. Në të 39 minutë ishte Botman që dërgoi topin në rrjetën e tij edhe pas presionit të Rashford.

Të pafuqishëm te Newcastle, që nuk mundën t'i hapnin punë United, me tensionin që nuk mungoi në fushë. Newcastle kishte 24 vite që nuk merrte pjesë në një finale, pikërisht nga ajo e Kupës së 1999, aty ku si sot u mundën po nga Manchester United. Ky është trofeu i parë për United që nga 2017.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm