TIRANE - Kanë qenë të shumta ankesat e qytetarëve për mënyrën sesi ecin shoferët e autobusëve të linjave urbane në kryeqytet, dhe vetëm mëngjesin e kësaj të mërkure tre shoferë janë gjetur në shkelje, fatmirësisht pa pasagjerë të lënduar.
 
Tre urbanë të transportit publik u përfshinë në aksidente të ndryshme. Nje shofer u arrestua ne gjendje te dehur, dy te tjere u perplasen pasi benin gara, nje tjeter shofer e zuri gjumi duke drejtuar autobusin, ndersa nje i ri u arrestua pasi nuk i ndaloi urdhrit te patrulles. Pas arrestimit iu zbulua thike pa leje ne makine. 

Aksidenti 1: Shoferet e autobuseve bejne gara, perplasen ne stacion
Aksidenti i parë erdhi si pasojë e një “gare” që bënin me njëri-tjetrin shoferët e dy autobusëve, se kush do të mbërrinte i pari në stacion. Urbani i linjës Kashar-Tiranë me targë AA 108 HT në pronësi të “Shega Trans” dhe ai i linjës Yzberisht-Tiranë me targë TR 8976 s në pronësi të kompanisë “Tirana Urban Trans” u përplasën pranë Pallatit me Shigjeta, por pa krijuar pasoja në njerëz.
 
Tola urdheron kontrollin e autobuseve, arrestohet shoferi i dehur

Menjëherë pas kësaj situate drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Mitat Tola urdhëroi kontrollin e linjave të transportit publik për testin e alkoolit, ku rezultoi se shoferi Afrim Mici drejtonte autobusin e linjës Kinostudio-Tufinë me 45 pasagjerë në gjendje të dehur. Televizioni A1Report sjell me pamje momentin kur trupa e policisë Rrugore, i vendos atij pompën e alkoolit nga ku rezulton me 0.58 %.
 
arrestimi i shoferit me logo

shoferi i dehur me logo

shoferi i dehur me logo

Aksidenti 2: Shoferin e autobusit e ze gjumi, perplaset me trotuarin
Një tjetër aksident por këtë herë për shkaqe natyrale do të shënohej rreth orës 12:30 kur drejtuesi i mjetit urban Kinostudio-Kombinat humbi ndjenjat dhe u përplas gjatë frenimit me trotuarin.

Burime nga Policia Rrugore thanë për A1Report se për incidentet e ndodhura dhe për drejtuesin e mjetit të dehur, janë pezulluar patentat ndërsa është kërkuar nga Bashkia të ndërhyjë duke vendosur penalitete mbi licencat e dhëna.

I riu nuk i ndalon patrulles, arrestohet dhe i gjendet thike pa leje
Po këtë të mërkurë Policia Rrugore arrestoi shoferin Andrea Kalemi i cili nuk i ndaloi sinjalit të patrullës së Policisë Rrugore në rrugën “Dritan Hoxha”. Pas ndalimit rezultoi se ai mbante me vete pa leje një thikë

thike

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)