Anija ushtarake amerikane "Ross" po zhvillon një vizitë portuale të planifikuar më parë për të forcuar marrëdhënien tashmë jetëgjatë midis dy vendeve tona dhe për t’u lejuar marinarëve mundësinë të përjetojnë mikpritjen e Vlorës dhe kulturën e pasur të Shqipërisë. Këto lloj vizitash demonstrojnë përkushtimin tonë ndaj stabilitetit rajonal dhe sigurisë detare në këtë rajon jetësor të botës.
/Shqiptarja.com
Anija do të qëndrojë tre ditë në portin e Vlorës, në kuadrin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ushtarake dypalëshe. Në një ceremoni të zhvilluar në anije të shtunën morën pjesë Ambasadori i SHBA, Donald Lu, zv/Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi si dhe autoritete të tjera të ushtrisë shqiptare dhe qeverisjes vendore.
Anija Ross ka në bord një ekuipazh prej 350 vetë dhe ka qenë pjesë e dhjetëra operacioneve ushtarake, më e fundit e tyre në Siri. Pas Shqipërisë, anija do t’i drejtohet Spanjës dhe më pas SHBA.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO






