Serie A në Itali ka mbyllur pesë ndeshjet e sotme për javën e nëntë. Në 12:30, Torino dhe Empoli janë ndarë në barazim 1-1. Goli me roveshatë i Destro u barazua nga Lukic në fundin e ndeshjes, me skuadrat që morën nga një pikë. Në ndeshjet e orës 15:00 u shënuan rezultate interesante. Monza fitoi 2-0 me Spezian, falë golave të Carlo Augusto dhe Mari. Me këtë fitore Monza shkon në kuotën e 10 pikëve, tre më pak se Juventus.
Salernitana fitoi 2-1 me Veronën në Salerno. Për vendasit shënoi Piatek në minutën e 18, ndërsa barazoi Depaoli në të 56. Kur dukej se sfida ishte drejt barazimit, Dia në minutën e katërt të shtesës ka shënuar golin me vlerën e tri pikëve.
Në ndeshjen kryesore për kreun, Udinese dhe Atalanta u ndanë në paqe 2-2. Katër golat nuk mjaftuar që një nga ekipet të dilte me pikë të plota. Miqtë e Gassperinit kaluan në avantazh të dyfishtë me Lookman dhe Muriel, për t'u barazuar nga Deulofeu dhe Perez.
Napoli fitoi 1-4 me Cremonese në transfertë, sfidë kjo e vlefshme për javën e nëntë në Serie A. Për skuadrën e Spallettit shënuan Politano në minutën e 26, Simeone në të 76 minutë, Lozano në 90+3 dhe Olivera në 90+6. Përkohësisht te vendasit barazoi rezultatin Dessers në të 47 minutë. Me këto tri pikë napoletanët e Spallettit mbajnë vendin e parë në Serie A me 23 pikë. ndjekur nga Atalanta me 21 dhe Udinese e Milan me 20 pikë.
VIDEO/ Napoli fiton në transfertë dhe merr i vetëm kreun e Serie A, 5 gola vendosin ndeshjen me Cremonese