Futbolli në Spanjë është rikthyer pas afro 2 muajsh. Për shkak të pushimit për Kupën e Botës, kalendari u spostua dhe java e 15-të luan sot duelet e radhës. Në ndeshjen e parë, Girona dhe Rayo Vallecano barazuan 2-2, me miqtë e Ivan Balliut që morën një pikë në transfertë. Në Sevilla, Betis barazoi 0-0 me Athletic Bilbao.
Në "Estadio Municipal de Montivilli" në Katalonjë, Girona dhe Rayo Vallecano barazuan 2-2. Në fushë për 90 minuta për miqtë ishte edhe Ivan Balliu, me mbrojtësin e kombëtares që dhuroi një performancë të mirë. Ishte Camello që kaloi në avantazh Vallecanon në minutën e dytë, teksa barazoi Castellanos në minutën e 34. Pjesa e dytë solli golin e Palazon në të 62 minutë për Vallecanon, teksa 15 minuta nga fundi ishte Saiz që barazoi 2-2. Rayo Vallecano me 23 pikë mban vendin e shtatë, teksa Girona pozicionohet e 12-ta.
La Liga - java 15-të:
Girona 2-2 Rayo Vallecano
Betis 0-0 Athletic Bilbao