Tottenham fitoi 4-0 kundër FC Copenhagen për raundin e katërt në fazën e ligës së Champions League. Golat për Spurs u shënuan nga Johnson, Odobert, Micky van de Ven dhe Palhinha.

Vëmendjen në këtë sfidë e mori goli i dytë i takimit, shënuar nga Micky van de Ven. Mbrojtësi i Spurs siguroi një top në prapavijën e tij, e udhëhoqi për afro 70 metra mes katër rivalëve dhe me një të majtë të saktë e ndali sferën në rrjetë.

Festë e madhe në Londër për një gol që nuk shihet shpesh, për më tepër nga një mbrojtës. Me tetë pikë Tottenham merr për momentin vendin e shtatë në renditjen e Champions League.