Gjatë mbrëmjes së djeshme, forcat e FNSH, janë ngjitur në skenën e një lokali në Dhërmi, ku kanë arrestuar kompozitorin Edlir Begolli, i cili shoqëronte këngëtarin Gena.

Ka qenë vetë kompozitori, i cili ka sqaruar se arrestimi i tij është bërë për shkak të volumit të lartë të muzikës.

“Nuk bëra rezistencë dhe më vunë prangat. Nga aty më çuan në komisariat ku më mbajtën 5-6 orë pa arsye, pasi këto gjëra normalisht zgjidhen me një urdhër ndalimi”, është shprehur Begolli për xing.al

Kompozitori ka deklaruar se ka mbetur i shokuar nga natyra e arrestimit, duke shtuar se nuk mund të trajtohet një artist si një kriminel.

Redaksia Online
(D.T/Shqiptarja.com)