Alistair Brownlee mund ta kishte parakaluar të vëllanë dhe të arrinte i pari në vijën e finishit të garës “World Triathlon”, në Meksikë.

Por kur kishin mbetur më pak se 1000 metra nga fundi i garës ai ka ndihmuar vëllanë tij Jonathan të kalojë vijën e finishit.
 
26-vjeçari Jonathan dhe Alistair 28 vjeç ishin në vendin e parë dhe të dytë kur Jonathan filloi të ndihej i lodhur.
 
Jonathan ka falenderuar vëllanë e tij nëpërmjet një postimi në Twitter ku shkruante: “Besnikëria jote është e pabesueshme”.