VIDEO/Ajeti dhe Hyka në
formacionin e javës në Zvicë

VIDEO/Ajeti dhe Hyka në<br />formacionin e javës në Zvicë
Dy futbollistët e kombëtares shqiptare janë dalluar ndër më të mirët të superligës zviceriane në javën që lamë pas.

Sipas prestigjozes “Blick”, dy shqiptarët janë përzgjedhur në formacionin e javës së 17-të pas paraqitjeve të shkëlqyera që kanë patur me ekipet respektive. Jahmir Hyka shënoi dy gola në fitoren 3 me 0 të Luzernës kundër Vaduzit, duke e çuar ekipin në kuotën e 17 pikëve, 2 më shumë se vendi i fundit.

Tepër vendimtar ka rezultuar edhe Albian Ajeti, vëllai i mbrojtesit të kombëtares Arlind Ajeti, i cili me dopietën e tij arriti të përmbys rezultatin në 2 me 1 në favor të St.Gallen-it.

Sion kaloi në epërsi në fundin e pjesës së parë duke shkuar në avantazh në dhomat e zhveshjes por Ajeti barazoi shifrat në minutën e 63-të dhe bën mrekullinë fundin e minutave shtesë duke shënuar golin e fitores e duke i dhuruar ekipit tre pikë të arta.

Dy legjionarët tanë kanë shënuar nga 5-së gola në këtë sezon duke i dhënë një sinjal të fortë De Biazit për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të botërorit ‘Rusi 2018’. 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas