VIDEO/ Aksident i rëndë në Itali, makina futet brenda në kafene, plagosen 7 persona

VIDEO/ Aksident i rëndë në Itali, makina futet brenda në kafene, plagosen 7 persona

Pamje nga vendngjarja

Një aksident është regjistruar në një kafene në Torino, Itali ku një makinë përplaset me dërën e lokalit dhe përfundon duke marrë para disa klientë. Në videot e sigurisë të cilat jane publikuar nga mediat italiane duket makina e cila ka humbur kontrollin dhe thyen derën e kafenesë duke marrë para disa klientë të cilët ndodheshin pranë daljes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit me orën lokale teksa klientët po shijonin mëngjesin e tyre brenda kafenesë lokale. Shtatë persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta, por nuk ka raportime për viktima. Sipas mediave lokale, matësi i shpejtësisë në makinë në momentin e përplasjes u bllokua në 115 km/h.

“Mund të ishte një tragjedi e vërtetë, të paktën 10 njerëz mund të kishin vdekur”, ka thënë për BBC, vajza e pronares së kafenesë, Simona Carastro. Ndërsa policia po heton ende rrethanat e aksidentit. 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë